Këshilla/Blog

Minka 20.09.2019

Pershendetje kam shkruajtur dhe nje her po dua te shkruaj prap un prej muajit mars te kti viti me eshte kujtuar bje gabim i imi dhe sikur ka leshuar rrenj ai mendim ne koken time qe prej marsit nuk jam ka ndihem e qet me doket qe do ndahem me burr saher qe vi nga puna me kap nje far frike qe mos pi tregoj burrit per at gabim me kap dhimbje gjoksit tasht jam edhe 7 zane e kam edhe nje djal jeten e kam shum te
Mir po nuk e di pse spodi ta shojoj te harroj te kaluaren po tan kohen mendoj qe kame u nda me kta ju lutem me ndimoni se qfar mund te jet nese nje grip ose veq pak mem dhimet dikun sdi ta pranoj qe eshte grip po wdo her mendoj qe eshte nga ekaluara krejt qka du eshte me jetu e qet pa ke mendim

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje Minka, kam përshtypjen se po përjeton ndjenja të fajit. Nga njëra anë ndjen se do të
    flasësh me të për ‘gabimin’ tënd por nga ana tjetër ndjen se kjo gjë mund të shkatërrojë familjen tuaj.
    A dëshiron të flasim këtu për ‘gabimin’ tënd? Ndonjëherë të flasësh për diçka mund të të lehtësojë por
    dhe mund të të bëjë të kuptosh më shumë gjëra nga vetja.
    Ndihu e lirshme të shkruash sërisht.
    Gjithë të mirat
    Enkeli

    1. Minka says:

      Faleminderit shum un jetoj jasht ks per gabimin qe kam shkru ka ndodh para 6 viteve ne at koh isha e fejuar te fejuarin ekisha larg dhe sme merrke shum ne tel zvike shum ne vizit 1 her vit per 5 dit dhe ndodhi ajo qe ndodho …. tasht qe 5 vite jam e martuae jam e lumtur kam djalin 4 vjet jam 7 zane prap dhe tan kohen qe orej muajit mars me eshte rikthy ai mendim thom o zot po nese do i tregoj dot shkatrrohem e du burrin shumm jam e lumtur kur e shoh djalin tan kohen me vjen me kajet ose te piskas me za te madh se sikur nje cd qe elshon dhe e ndegjon te njejten keng ashtu tan diten me rrin ne mendje thom o zot inshaAllah nuk dot ndodh qe te zbulohet e kalumja nuk jam ka muj as 7 zanin me shiju po nganihet thom mos e kam nga lodheja nga stresi ose mos eshte ankth apo depresion se prej qe kam qen ne djal 7 zan tan kohen me vjen me kajet ndina e merzitu shum po ktu ku jetoj spodu me shku te psikolg se sedi gjuhen mir me perkthys spo ndina rehat flm qe gjetet koh tme pergjigjeni

  2. Gjjj says:

    Mos ki frig nese truri jot e din qe ajo bised nuk duhet tregohet nuk ke me tregu at kurr.Nxjere nga mendja harroje.Truri esht shum i afte dhe din ti fsheh shum mir gjanat qe ne sdojm mi tregu.Rri e qet…

    1. Mm says:

      Faleminderit shum per pergjigjjen do zoti te jet ashtu tash kam ba familje vetem dot shkatrrohem

  3. MSc. Enkel Bulica says:

    Të përshëndes Minka dhe të falenderoj që shkruajte përsëri. Me sa kuptoj ndjen frikë se gjithcka qe ti ke ndërtuar, pra në familje, mund të shkatërrohet. Duket sikur ‘gabimi’ yt të është shndërruar në një peng, një barrë të rëndë që ti po ia ndjen peshën çdo ditë, që të përndjek në mendjen tënde. Them se ia vlen të shqyrtojmë se cilat janë frikërat e tua që ti ndjen për momentin dhe çfarë do të ndodhte nëse ndonjëra prej tyre mund te realizohej. Dilema që ti ndjen është mjaft e qartë. Ta mbash fshehur këtë gjë dhe ta vuash përbrenda me shpresën se do të kalojë me kohën apo të tregohesh e hapur me shpresën se kjo gjë nuk do ta shkatërrojë marrëdhënien tuaj dhe të përballesh me pasojat. Ndjej se kjo dilemë tregon diçka pozitive
    për ty: që për ty është e rëndësishme që në marrëdhënie të jesh e sinqertë si dhe tregon për ndjeshmëri ndaj bashkëshortit tënd dhe rëndësisë që ka për ty familja që ke ndërtuar. Nga ana tjetër mundohu ta shikosh nga jashtë vetes për ta parë më qartë: Si do ta këshilloje dikë tjëtr, për shembull ndonjë shoqen tënde, që do të gjendej në këtë situatë në mënyrë që pasojat të ishin sa më të ulëta?
    Pres të më shkruash sërisht
    Gjithë të mirat
    Enkeli

  4. Minka says:

    Faleminderit ty un prej qe ekam lind djalin tan kohen kam qajet sjam ndi mir ama ska qen nga ky problemi i se kaluares po un isha e fejur per 5 vite dhe burrin qe ekam se kam dasht shum meshum e kam simptizu dhe ky sme merrke ne tel svike ne pushim dhe un 5 vite e prita gabimjn si i jemi kan ba dhe 2 shoqe te mijat kan qen te martuara kemi qen e njejtes gjenerat e tasht un kur mendoj dhe kur flas me
    To me thojn eiii udek ajo pun e di qe mir e kan
    Mu pom pengon vetem qe kam
    Qen e fejuar dhe sesht dasht me gabu ????????
    Jam betu qe do qendroj besnike deri ne vdekje nuk du mi tregu kurr po spodu as me mendu dhe podu me jetu e qet me djalin burrin e 7 zanin e dyt qejam tu ekry gati
    Kam frik qe mos pi thom un se meritoj ket jet se un kur kam wen e fejuar menty ……
    Nese ma fal mir nese jo me ler po apet thom joo se jam e lumtur krejt mdoket qe smeritoj sen mdoket vetja qe ky eshte ka e din qe jam tu mshef ni sekret ky e din qe un ka. Pas te dashur para kti dhe ky kaqen i martuar un kur ti boj pyetje per tkaluaren qe am ke tradhtu thot ushu aho pun para 5 viteve ama mthot qe kurr ste fali meba mem tradhtu qe 3 dit jam tu mundu me largu te kaluaren po lexoj libra te psikologjis dhe mas shumti pom
    Ndodh kur pojam elodhne sun pe qecoj veten kur ndalna menoj thom sja vlen ska njeri qe nuk gabon nashti edhe ky per ato 5 vite ka ba gabime qata sdoj kur me fol
    Nese i tregoj dot shkatroohem do behem hor ….. ! Amundodh te jet depresion prej mbas lindjes dhe me mendu un qe eshte nga e kalumja dhe jo depresion

  5. Minka says:

    Sot kwsh tek mjeku me tha qe edhe beben qe jam tu e prit eshte djal wa sa u gzova e krejt mkr po tu kthy banes me tha burri sat lumtur pi bajm 2 djem e kshtu meniher mu nxe koka sikur me erdh nje mendim qe thash mos pom kthehet mas sdisa viteve prap ky mendjmi qe ti tregoj burrit per te kaluaren nuk dj pse 3 dit jam mir e krejt e di qe sja vlen po veq kur me kal per meniher mundim sikur me dasht mj tregu ndimom tlutna qysh meja ba me
    Largu ket mendim qe sja vlen as me kujtu e le ma tregu

  6. Minka says:

    Jam tu prit qe 4 dit qepom shkruni ?? Mem ndu prap ju lutna

  7. Fondacioni Together Albania says:

    Minka te falenderojme qe ke shkruar serish, eksperti e ka marre pergjigjen tende dhe ne vijim do te te ktheje pergjigje.
    Per shkak te numrit te larte te shkrueseve ne Nuk Je Vetem, procesi i kthimit te pergjigjeve merr pak kohe.

    Te falenderojme per mirekuptimin,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV