Këshilla/Blog

Ira 28.06.2021

Pershendjte problemi I’m esht se jam e fejuar me nje djale por mamaja e tij I flet keq per mya gjiyhmon edhe do qe ne te ndahemi por un ne
Duhemi kjo gj me shkakton stres e ankth sepse kam frik mos I dashuri degjon maman e ndahet na un

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshendetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe adresuar mendimet dhe ndjesitë që te shqetësojnë.
    Lexoj shume frustrim në atë që shpreh, gati gati edhe inat, por edhe një lloj frike në marrëdhënien tënde.
    Në fakt letra jote është e kufizuar për të kuptuar më shumë dhe për të dhënë një përgjigje të plotë, por ndoshta disa pyetje mund të ndihmojnë të reflektosh:
    – Sa e ke eksploruar arsyet se pse mamaja e te fejuarit tënd flet keq për ty? Cfarë do të thotë që flet keq? Si ndikon kjo tek ju?
    – Sa i ke biseduar këto frikëra ti me të fejuarin tënd? Cfarë zgjidhjesh të përbashkëta keni rënë dakort?
    – A ka mundësi që të bisedosh me mamanë e të fejuarit dhe të kuptosh pak më shumë dhe cilat janë fushat dhe gjërat kryesore që ajo shqetësohet? Besoj se një person që sic thua ti “flet keq” ka disa motive që e shqetësojnë. Sa ke mundur ti kuptosh këto objektivisht?
    – Si e kupton këtë frikë të madhe që ke se mos i dashuri dëgjon mamanë? Për cfarë mund të ndikohet sipas teje?
    – Ka zgjidhje të tjera e gjithë kjo situatë, përvecse te përjetosh ankth dhe stres me veten?

    Më duhet ta mbyll me këto pyetje, të cilat besoj se ti do marrësh kohën tënde për t’ju përgjigjur dhe qëndrojmë në kontakt më tej në rast se ti e ke të nevojshme ta zhvillosh me shume bisedën dhe më me shume detaje.
    Të uroj më të mirat,
    Almandina

  2. Anonymous says:

    Ajo merzitet shpesh sepse do te na komandoj per CDO gj na pengon SNA le te bejm jeten ton edhe kur flem mbasdite ajo vjen ne dhom na zgjon do te rim me ate gjith kohen e xhiro vjen me ne CDO vend kur gatuaj do vendosi ajo ca gjelle me ka then shpesh qe nuk me do si nuse po un SDI ca te bj te fejuarin e dua shum as shpi me vete nuk marim dot

  3. MA. Almandina Guma says:

    Pershendetje
    Faleminderit per informacionin. Me sa kuptoj kjo eshte nje sjellje intruzive e vjehrres ne kete rast qe me duket se nuk lidhet vetem me ty por edhe ne raportin me djalin ne pergjithesi. Ndoshta nuk ka nje vendosje te shendetshme te kufijve ne familje ne kete rast. Une mendoj se do ishte mire te flisje me te fejuarin tend dhe cfare pergjigjesie dhe influence mund te kete ai ne raport me nenen e vet ne kete rast dhe cfare eshte me e rendesishme per ju qe ta keni parasysh ne komunikimet dhe nderveprimet midis jush. Besoj se ka shume nevoje per komunikim dhe renie dakort per menyren se si do te bashkejetoni qofte per situata e rregulla te vogla dhe qofte per te medha.
    Shpresoj se vijimi i pergjigjes te ndihmon dhe te uroj gjithe te mirat me tej.
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV