Këshilla/Blog

Ankth 23.07.2021

Pershendetje.Vuaj nga ankthi tashme dy vite kam perdor te njejtat medikamente vetem qe ikam nderpre koh pas kohe ,dhe prap kam fillu met njejten doz.,me barna ndihna mire.,pa barna nuk e ndij veten te plot dhe te sigurt,kam marramendje ,me shikimin probleme,sa her zgjohna te dal M duket qe do tbije n toke 0er gjdo sen tutna ,ka mu martu dhe me shqetson fakti se sun tja dal me burrin me ket gjendje pasi qe aj sedi,frike kam teper sikur e la barnan e ka me kan keq sdo tja dal pa to,me rondojet kryt shumm saqe sjom n gjendje ta mundoj fare ,me disponim jo mir,nenstop m rri mendja te e keqja ,dhe me trubullohen syt ,as me burrin nuk jam ne gjendje te jam e knaqur sa duhett me pas vullnet sa duhet jo .
Me trullohet truni
Dhe kam shum nervoziem

  1. Msc. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar dhe ndjes per pergjigjen e vonuar ne kohe. Do doja te kuptoja pse i ke nderprere medikamentet nderkohe qe ndihen se te ndihmojne ne menaxhimin e simptomave te ankthit. Megjithate te tilla veshtiresi qe e kane burimin ne shkaqe psikologjike nuk mund te trajtohen vetem me medikamente, por eshte e nevojshme qe simptomat te kuptohen edhe ne sensin psikologjik. Duket se marredhenia jote me bashkeshortin e ardhshem eshte nje burim i rendesishem i ankthit tend dhe me krijohet pershtypja qe nuk ndihesh e kuptuar prej tij. Ne te tilla rrethana, drejt marteses qe eshte nje ndryshim jo i vogel duket se stresi yt rritet gjithnje e me shume. Natyrshme me lindin dyshime nese ti do vertet ta hedhesh kete hap apo jo? Mendoj se eshte e rendesishme te konsiderosh fillimin e terapis psikologjike dhe ti japesh vetes mundesine t’ju japesh nje pergjigje ketyre pyetjeve dhe te kuptosh me ndihmen e nje terapisti te kualifikuar se si mund ta menaxhosh ankthin dhe mbi te gjitha cili eshte shkaku i ankhit tend. Te uroj gjithe te mirat.

    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV