Anonim 24.08.2021
Jam shum keq qe 2 muj mendoj se do vdese kam shpim ne gjyks mendoj ne gjdo moment se do pesoj infrakt kur degjoj per ndonje njeri qe ka vdek prej infraktit mkap menjeher frika se edhe mu do me ndodh dhe kur hy ne google mdalin simptomat e njejta pastaj me kap me shum frika dhe nuk po di se cfar te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pa merak jane simptoma te ankthit . Une kam pas therje ne gjoks disa kohe derisa u largua vet . Bera gjitha visitat edhe cdo gje dilte okay .
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Duket se dicka ka shakktuar tek ti nje ankth te nje natyre te till lidhur me shendetin. Thua qe u ben dy muaj qe e ke kete shqetesim. Cfare ka ndodhur para dy muajsh qe mund te te ket shkaktuar nje frike te till?
I till shqetesim shpesh here lidhet me konflikte te forta emocionale qe kur nuk gjejne menyre per t’u perpunuar psikologjikisht shnderrohen ne shqetesime per trupin dhe shendetin fizik. Te mirepres ta vazhdojme biseden, por te sugjeroj te marresh gjithashtu ne konsiderat fillimin e nje procesi terrapeutik me nje psikolog apo terapist te kualifikuar per ti dhene vetes mundesine ta kuptosh me mire burimin e ketij ankthi dhe ta adresosh ate sic duhet. Te uroj gjithe te mirat.
Perzemersisht,
Dorina