Mpirje 23.10.2021
Pershendetje stafi nukjevetem,une jam nje djal 31 vjecar kam disa shqetesime kam kaluar covidin para 3 muaj dhe ne te njejten kohe kam kaluar nje ankth te rende.Ne jete kam kaluar shume probleme pasi qe jam ndare nga gruaja me te cilen kam qen ne lidhje 6 vjecare.Kohen e fundit kam pasur shqetesime gati 1muaj duart me behen miza miza kur zgjohem nga gjumi kemba e majte koha kohës me behet si e bllokuar,më mphihet nofulla e gojes.Kam bere analiza te ndryshme :analizat e gjakut mire,hormonale gjithashtu, Rezonance magnetike te kokes mire,Eho mire ,Kam bere incizim kompjuterik te shpines me kan dale vetem shqetesime ne zonen cervikale c3-c6 dhe zonen e mesme te shpines mirepo jo dicka serioze.Kam bere hulumtime ne google dhe aty kam lexuar burime te ndryshme dhe kjo me ka friguar teper ,kam takuar nerurolog,pulmolog,psikolog,kardiolog,ortoped te gjithe me thone qe eshte ankth apo stres dhe me kane rekomanduar NEUROVIT DHE LUNERBA ndersa psikologu me ka rekomanduar ELICEA 10MG dhe HELEX.Me sugjeroni dicka ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje i nderuar,
Me sa keni pershkruar ju persiper eshte e pa mjaftueshme te arrije ne nje konkluzion.
Nuk e di a I keni marre keto terapite medikamentoze ,per sa kohe,a I keni marr me rregull dhe a kane pasur ndonje ndikim pozitiv ne gjendjen tuaj.
Neqoftese rezultatet e ekzaminimeve kane dale ne norme athere me shume gjasa ju po perjetoni ankesa fizike si pasoje e gjithe ketyre gjerave qe keni kaluar .
Do ju sugjeroja te benit nje konsulte nga afer me nje mjek psikiater.
Gjithe te mirat,
Mirela