Këshilla/Blog

Ankth ocd 20.12.2021

Pershendetje jam nje vajze e diagnostifikuar me ankth dhe ocd dhe me ka dhene mjeku Zoloft 50 mg te cilin po e perdor per 7 jave e gjysme. Ne fillim e piva 2 jave 25 mg ,pastaj 50 mg.Doja tju pyesja pak per disa simptoma qe kam te cilat me shqetesojne:
Mpirje te kokes, te fytit
Kam ndjesi sikur jam ne enderr, zhurme ne vesh, shikim i turbullt dhe i ndjeshem nga drites, lodhje dhe me ndodh ndonjehere qe te me flihet shume. Kam pasur dite te mira pra te permirshara por kam dhe dite te keqija me simptoma te medha. Kam marrje mendsh ,dhimje koke ,ndjesi te vjelli, mpirje te gjymtyreve. Doja tju pyesja nese jane efekte anesore, apo simptoma te ankthit te cilat kalojne me kohen? Dhe sa mund te pres te shoh nje permiresim ne keto simptoma?kam dhe dicka, harroj shume keto kohe.

  1. Dr. Mirela Gokaj says:

    E dashur,
    Falemiderit qe keni shkruar ne faqen tone. Ne 7 jave e gjysem perdorim i nje medikameti eshte kohe e mjeftueshme qe ju te zhvilloni tolerance ndaj medikamentit . Ankesat qe ju parashtroni nqs nuk jane te njejtat me simptomat e meparshme jane efekte anesor i anti depresivit. Do ju sugjeroja qe te benit nje vizite tjeter tek mjeku juaj psikater dhe te diskutoni keto shqetesime ne menyre qe te merrni nje terapi tjeter alternative qe mund ta toleroni e mire mbase dhe mos humbni me kohe duke vuajtur pasi sot ka plot alternativa nga te cilat mund te perfitoni.

    Gjithe te mirat,
    Mirela

  2. paranoja says:

    prsh kre problem kam edhe une kam shum ankth dhe mendime negative sikur vuaj nga ndonje semundje si prsh e zemeres me shum kam ber te gjitha egzaminimet mjeksore me kan dalur mire me behen si xixa kemebet ose duart ose ne rast se pij dicka energjike ose me kafeine me duket sikur me ben xixa koka rri vetem duke menduae gjith diten ndihem i lodhur

  3. Ankthi says:

    Faleminderit doktoreshe me ka thene qe duhet te shtoj dozen nese i kam akoma keto simptoma.

  4. Ana says:

    Vuaj nga ankthi kam pothuajse një vit që kam mendime negative nga më të ndryshmet .por tani këto kohët e fundit rreth 2 muaj kam shqetësime në trup .më dhembin dhe më mpihen krahët dhe këmbët .me meren ment dhe me mbahet fryma .jam 28 vjeç .se di nuk e kuptoj nga më vijm këto shqetësime. Analiza kam bërë dhe dalin mir .ju falenderoj në qoft se do me jepni ndonjë përgjigje.

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV