Këshilla/Blog

23.04.2018

pershendetje . prej 3 ditesh jam duke njohur nje djale per te cilin kam nje fare simpatie por prej asaj dite kam shum ankth me behet nje lemsh n stomak dhe nuk me haet ushqim. cfare treguesi mund te jet ky?

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Eshte normale qe te ndjehesh ankthioze kur po njeh nje njeri, per te cilin ke ndjenja te pelqyeshme. Tashme ti je ne vemendje te atij dhe do qe te dukesh sa me mire e kjo gje mund te te shkaktoje ankth. Nga ana tjeter, ti ngre pritshmeri per ate, duke pritur qe ta njohesh dhe kjo gje gjithashtu mund te te shkaktoje ankth. Keto jane normale deri ne momentin qe nuk te pengojne per te bere gjera te tjera ne perditshmerine tende dhe nuk te pengojne qe te vazhdosh njohjen me te, nese kjo eshte ajo qe do. Do te ishte me mire ta merrje me qetesi dhe ta shijoje, pasi jane momente te bukura dhe pse pak ankthioze. Beje qe ankthi te te motivoje dhe jo te te bllokoje.
    Vazhdo te besh gjerat e tua si gjithmone dhe qe te pelqejne e nderkohe kushtoji dhe kohen e vemendjen e duhur (as te paket e as te tepert) dhe kesaj njohjeje.
    Shpresoj te te kem ardhur ne ndihme sadopak, megjithate mos hezito te na shkruash serish ne cdo moment ose nese do te sqarosh dicka me shume.
    Me respekt,
    MSc. Ardita Korriku, Psikiloge Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV