Këshilla/Blog

Johnny 28.04.2022

Pershendetje doktor,si jeni?Vuaj nga ankthi social,dhe e kam te veshtire te kem nje te dashur.Problemi qendron se shume goca me shikojne dhe une sikur dua ti flas por nuk mund ti afrohem dot dhe me behen shenja me duar instiktivisht,dhe kur jam ne makine dhe pastaj mezi largohem e vras mendjen pse si fola.dhe me ndodh sikur do nxjerr organin gjenital me behet vete.Ndonje keshille po mundet.Faleminderit

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje Johnny. Faleminderit qe na ke shkruajtur.
    Ankthi social qe pershkruan mund te shkaktohet nga shume faktore te cilet eshte e veshtire te percaktohen te gjithe ne rastin tend, vetem nga ky komunikim, por dicka mund te thuhet lidhur me pjesen kur shprehesh se “me ndodh sikur do nxjerr organin gjenital”. Kjo ndjesi qe ke, e cila mund te lidhet si me nje rutine “pornografike” apo masturbatore ne privatsine tende, mund ta shkaktoje kete pengim qe ke per te reaguar ndaj shenjave apo afrimeve qe ben seksi tjeter, pra gocat qe mund te duan te njjihen me ty.
    Kjo sepse cdo gje eshte seksualizuar qe ne fillim dhe cdo gje perfytyrohet ne menyre te pavetedijshme si nje ekzibicionizem. Cdo njohje mund te progresoje ne nje lidhje dhe kjo natyrshem ne nje marredhenie seksuale, por ne rastin tend ka nje shtyse per ti djegur etapat.
    Kjo nenkupton shume gjera te tjera te cilat mund t’i hulumtosh ne nje terapi, gjtihmone nese ti deshiron.
    Te uroj gjithe te mirat!
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV