Osi 03.05.2022
Përshëndetje. Kam vuajtur prej vitesh ankthin social dhe jam trajtuar para shumë vitesh. Aktualisht jam në gjendje pak të rënduar emocionale. Në 2019 jam kuruar me kemioterapi, radioterapi dhe ndërhyrje për tumor në gjoks. Me ndërhyrjen mu hoqën të dy gjokset dhe vezoret sepse e kam gjenetike si sëmundje. Periudhën e trajtimit e kalova me optimizëm dhe pozitivitet por mu desh të rrija 2 vite larg djalit të vogël sepse ndodhesha në itali. U ktheva vjet dhe ndërkohë jam mirë në lidhje me tumorin por jo psikologjikisht. Me kalimin e kohës jam rënduar sepse veç meje aktualisht po kurohet edhe mami im me të njëjtin tumor si unë. Prej pak kohësh bëra edhe një ndërhyrje tjetër jo shumë të vështirë po në gjoks por vizitat, analizat e çdo gjë në lidhje me spitalet më ka lodhur shumë. Jam përpjekur gjithmonë të jem e qetë dhe e qeshur dhe realisht kam qënë shumë e qetë dhe optimiste gjatë trajtimit në itali por tani jam transformuar në një person që as veten nuk duroj. Jam shumë e luhatur me humorin, nervoze, fle keq, skam dëshirë të bëj gjërat e përditshme apo me rrethin shoqëror, madje më duket se e rëndoj së tepërmi edhe djalin 6 vjeç kur i ngre zërin sa herë bën ndonjë gabim. Dua të ndaloj por nuk arrij. As menopauza smë ndihmon në këtë pjesë. Bashkëshorti përpiqet të më mbështesi por dhe ai ka vuajtur shumë në jetë dhe është në një fazë që nga ana emocionale sikur është ftohur pak me të gjithë dhe unë me situatën time vec e rëndoj por ai mundohet me mënyrat e veta të më ndihmojë. Dua të ndryshoj por veç përkeqësohem dita ditës dhe s’di si të veproj. Çfarë më këshilloni ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh …ka 2 muaj qe vush nga ankthi ..kam dhimbje ne brinj ne zemer ne shpin ..kam ner analizat grafi e cdo gje ka dalur mir …naten zgjohem nga gjumi e trembur ..me dridhet trupi kam frik shum ..sdi si ta kaloj ..kam qen nje person gjith kohes e buzqeshur ..tani vetem ankohem ..ju lutem me jepii ndonje mendim
Te njejtin hall kam dhe un.un mendoj budalliqe .histor i qe kan ndodhur vite me par.gabimet qe kam ber shuum vite me par..tani jam martuar kam nje vajz..ne vend te gezoem me vijn ne mendje gabimet e mija dhe me ze ankthii.vjell..