Këshilla/Blog

Mm 25.05.2022

Pershendetje,
Ju lutem me ndihmoni jam shume ne stres sepse edhe pak do martohem por nuk ndihem fare mire kam mundime dhe te vjella, dhimbje koke saktsisht rreth ballit, jam e keputur skam fuqi, vetem kur me kujtohet se do martohem dhe jeta do ndryshoj me vin nje emocion qe me shpon sikur me thike barkun dhe zemren , nuk e di pse jam keshtu, i fejuari dhe familja e tij jan shum te mire me mua dhe me duan poashtu edhe une i dua, kemi filluar me pergatitjet e dasmes dhe kur e kam te dal me familjen e te fejuarit qe nga mbremja me kap paniku pastaj ne mengjes kam te perziera dhe nese ha ushqim vjell, po kam frike shume se mos ndoshta do jem me te vjella edhe diten e dasmes dhe nese po cfar barna te pi qe mos jem keshtu sepse me te vertet esht shume e sikletshme, ju lutem me ndihmoni se si ti kaloj keto situata.
Ju do kerkoni te dini edhe per perditshmerine time si e kaloj diten. Si jam fejuar e deri sot un nuk shkoj as ne shkolle e as ne pune vetem 6 muaj kam qen ne kurs te gjermanishtes , gjith dites jam ne shtepi rrall here dal diku dhe kur dal me prishet rehatia sepse jam mesuar vetem ne shtepi, aktivitete fizike nuk bej shpesh dhe nese bej lodhem shum shpejt, jam tip i mbyllur nuk ia tregoj askuj problemet e mia , me peshe jam pak e dobet dhe kur kam stres nuk me hahet fare , gjumin e bej po kam orar shume te keq me ze gjumi ne ora 3 dhe zgjohem ne ora 12 te drekes. Gjith diten jam me telefon ne dore dhe kjo sikur me perkeqson gjendjen por nuk kam motiv fare per te ber dicka sepse kur dua psh tbej dicka ose t iki diku mkap panika dhe mendimet negative se gjithcka do shkoj keq, njet si me dasmen time , nuk e di si do ia kaloj jam shume e pa shprese
Shpresoj qe me keni kuptuar sado pak.
Pres pergjigjen tuaj

  1. Vlm says:

    Pershendetje
    Eshte situat stresuse dasma dhe martesa mendon qe do ndryshoj gjithcka por jo do jesh e njejta ,avash avash do mesohesh te jetosh dhe me familjen e burrit dhe kur ti kalosh do thuash pse kam ber aq panik kot.
    Sa i perket te vjellave dhe mundimeve shkaktohen nga ankthi dhe te keshilloj ta qetsosh veten ne menyra te ndryshme sepse e diten e paske gjith te lire por nuk e shfrytzon, dembelizmi vin nga stresi por jepi force vetes e ndihmoji vetes me ushqim me aktivitete por aq sa mundesh jo te lodhesh shume, vazhdo keshtu deri ne dasem dhe besoj qe do kalosh mire por mos e harro stres kan te gjitha nuset nuk je vetem ti.

  2. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe i je drejtuar faqes sone duke ndare shqetesimin tend me ne.
    Eshte e kuptueshme qe ne kete periudhe para martese dhe ndryshimit te madh ne jeten tende qe te ndihesh ne stres dhe keto emocione te forta japin edhe keto reagime fiziologjike qe ti permend.
    Shprehesh se i fejuari dhe familja e tij te duan dhe ti po ashtu. Kjo eshte nje gje shume e rendesishme, qe te ndjesh dashuri dhe miresi prane partnerit me te cilin do krijoni familjen tuaj dhe po ashtu me familjaret e tij te cilet do ju mbeshtesin ne rrugetimin tuaj si cift i ri.
    Duke pasur pikerisht keto si pikenisje mund ta mendosh qe te hapesh duke folur me te fejuarin tend, ndoshta edhe ai eshte i perfshire ne emocionet e marteses dhe fazes se re te jetes. Te ndarit e ketyre emocioneve ne menyre pozitive, mund te beje qe te jeni me te afert dhe mbeshtetes per njeri-tjetrin ne kete periudhe. Kjo mund te lehtesoje disi edhe gjendjen stresuese qe po perjeton.

    Ne vazhdim ti pershkruan per diten tende. Gjate pershkrimit me duket sikur mungon dicka, nje qellim apo nje pike-orientimi. Shprehesh se pasi je fejuar nuk shkon as ne shkolle as ne pune? Si e ke pritur kete ndryshim pas fejese? Parapergatitja per kete faze te re kupton pershtatjen me ndryshimet qe sjell jeta ne cift, por gjithashtu edhe nje riekulibrim te interesave dhe qellimeve e endrrave te tua personale.
    Prandaj do te sugjeroja qe te reflektosh mbi gjerat qe ti deshiron te besh gjate dites tende, qe nuk kane te bejne vetem me rolin tend si partnere apo bashkeshorte e ardhshme dhe menyren si do t’i besh pjese te dites tende. Kjo do te ndihmoje per t’u ndjere me mire me veten por edhe me te tjeret. Pasi te martohesh nuk do te thote qe t’i te heqesh dore nga gjithe deshirat e tua personale. Thjesht duhet t’i japesh kohen e duhur dhe te gjesh menyren si te mund te realizosh ato duke i pershtatur ne fazen e re te jetes qe je gati duke filluar.
    Mund te nisesh qe tani te praktikosh gjera qe te pelqen te besh. Gjithashtu te reduktuarit e kohes se qendrimit ne celular ndihmon perkundrejt stresit dhe mund te ndihmoje qe te rregullosh oraret me gjumin. Do te sugjeroja gjithashtu qe te filloje te flisje me dike qe ti ke besim me teper apo qe eshte mbeshtetes duke ndare gjerat e tua apo keto shqetesime qe ke. Kjo mund te duket si e parehatshme ne fillim, kur per nje kohe te gjate je mesuar qe t’i mbash problemet per vete. Megjithate nese fillon qe te zbatosh pak nga pak keto ndryshime te vogla do shohesh edhe efekte pozitive ndaj ankthit apo stresit.

    Te uroj gjithe te mirat!
    Staf i Nukjevetem.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV