Këshilla/Blog

MJ 20.06.2022

Pershendetje,
Shenjat e para te ankthit me jane shfaqur para 3 vite me veshtiresi ne frymemarje, pastaj u largua dhe gjithcka ishte normale, pas 1 viti u shfaq perseri sepse kisha situat personale qe me stresonte shume, kisha veshtiresi ne gelltitje, fyti ishte gjithmon i skuqur dhe sikur kisha nje nyje dhe me jepte shume veshtiresi saqe me nxiste dhe te vjella, mjeku me dha antibiotike por nuk largohej , une humba peshe dhe nuk mundja te haj sepse me vinte per te vjelle,pastaj duke lexuar ne internet per simptomat e mia pash qe ishin te ngjashme me Ankthin, por nuk dija si ta menaxhoj , kalova 1 vit e gjysem tmer te madh, vizitoja mjekun shume shpesh shkaku i te vjellave dhe me jepte serum, pastaj nje dite shkova tek mjeku i babit sepse mendoja se kam kancer ne bark , por ai me tha shkaku i stresit je dobsuar dhe me dha vetem B coplex ti perdor per nje kohe te gjate, pastaj pas 1 viti gati pash permisim ne peshe mora 5 kg , por ankthi vazhdonte dhe pse jo si vitin e pare, ankthi po vazhdon dhe tani por me shume ne situata te caktuara stresuese , perdori akoma b complex dhe omega 3 nga frika qe mos humbi perseri peshen qe mezi kam fituar. Acarimi dhe nyja ne fyt po me shfaqen shpesh por jo perdite, kam shkruar ne chat tek faqja juaj por nuk kam mar pergjigje dhe jua parashtrova pyetjen tek faqja qe te me ndihmoni. Pres nga ju ndonje keshille rreth emocioneve ankthit dhe merzise, dhe se simptomat qe kam permendur a jane normale per nje njeri qe vuan nga Ankthi. Une e kam te veshtire te komunikoj me ndonje familjar ose shok/shoqe, nuk me kuptojne dhe me thuan qe svuaj nga ankthi por se jam person shume delikat dhe e ndjeshme per cfare do gjeje, ju lutem me tregoni se a eshte ankth ? Pres pergjigje nga ju.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Me vjen mire qe na shkruajte perseri. Simptoma te tilla, qe nuk kane burim fizik (pasi ti shkruan se ke bere analizat dhe vizitat e nevojshme) por psikologjik, quhen somatizime. Stresi, ankthi apo gjendje te renduara psikologjike shoqerohen me simptoma fizike (te vjella, dhimbje ne kraharor, marrje mendsh, ndjesine e mungeses se frymemarrjes, etj.). Keto simptoma jane si nje forme alarmi. Trupi yt te tregon se ti duhet te punosh me gjendjen tende psikologjike. Mund te lexosh artikuj, studime apo video te shumta ne internet qe shpjegojne somatizimet. Simptomat e para te ankthit te jane shfqur 3 vite me para dhe te jane rikthyer sepse ti nuk ke punuar me gjendjen tende psiko-emocionale. Te punosh me emocionet e tua do te thote t’i degjosh ato, te kuptosh burimin (cfare e ka shkaktuar) dhe t’i pranosh. Psh. Cfare ka ndodhur 3 vite me pare? Perpiqu te kujtosh momentin e pare qe ke vene re simptoma te tilla ankthi. Cfare ke menduar ne ate moment? Identifiko mendimet e tua. Si je ndjere ti? Ver re se si mendimet ndikojne ne gjendjen tende emocionale dhe me tej ne perjetimin e simptomave fizike. Po thua se pas 1 viti ty tu rikthye ankthi per shkak te situatave personale stresuese. Do te ftoja te me shkruaje perseri ne lidhje me situatat per te kuptuar me shume rreth ankthit tend.

    Ne momente qe ndihesh ne ankth apo ve re simptoma fizike shqetesuese, perpiqu te kuptosh se ashtu sic vijne dhe largohen. Teknika e frymemarrjes se thelle dhe te ngadalte, mund ta perdoresh deri sa te kuptosh qe frymemarrja jote eshte stabilizuar dhe eshte ne ritmin e duhur. Fokusi tani dhe ketu, me ane te shqisave, eshte nje teknike e mire sepse perqendrohesh ne ate qe degjon, sheh, prek, shijon apo nuhat. Teknika te tjera per menaxhimin e ankthit mund te gjenden lehtesisht ne internet. Duke qene se simptomat e tua jane zgjatur ne kohe dhe ndoshta ta veshtiresojne akoma me shume perditshmerine tende, te sugjeroj te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, psikoterapist dhe/ ose psikiater. Nderkohe une mbetem ne pritje te letres tende te rradhes ne lidhje me pyetjet me larte, me deshiren per te te ndihmuar.

    Te uroj gjithe te mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV