Gimi 12.05.2023
Pershendetje stafi nuk je vetem..
Un kam pasur ankth para 5 viteve ne gjume,edhe sot pas 5 viteve vuaj nga ankthi si pom duket mua me ka lene me fobi te frymarrjes dhe disa mendimeve negative i kam kry 12 seanca tek psikologu dhe nuk mundem me thene qe sme ka ndihmuar sepse kam qene shum ne gjendje te rende por tash nese keni mundesi mem sygjeruar se qka me bere un em posht po ju tregoj edhe shqetsimet e tanishme qe i kam….
Frik nga Vdekja
Se diqka e keqe ka me ndodh
Marramendje
Te perziera
Gjoksi i rend
Mendja qe kam ndonje semundje te keqe
Shtrengim ne gjoks dhe si vrull i nxeht nga gjoksi e lart
Ligshtim totalisht i trupit
Nyje te mpiera
Dhe ne fyt si bas po me rrin jo gjithmon por shpesh her
Ju kisha lut me ma dhene nje sygjerim a me fillu prap me seanca tek psikologu apo mu drejtu tek ndonje psikiater dhe ndosha me medikamente kam me shume lehtesime
Faleminderit paraprakisht pres nje pergjigjje nga ju
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Gimi dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
Me vjen keq per te gjithe momentet e veshtira qe po perjeton, pasi e kuptoj qe te gjitha simptomat qe ti ke jane te veshtira dhe te lodhshme. Frika se dicka e keqe do te te ndodhe, marramendjet, te perzierat, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjet dhe shtrengimet ne trup jane nje tregues i nje gjendje te veshtire dhe strapacuese neper te cilen qenia jote po kalon. Megjithate, me vjen mire qe keni kerkuar ndihme per veten dhe jeni drejtuar drejt personave specialist per te permiresuar gjendjen dhe mesa me thoni kjo gje ka patur nje ndikim pozitiv tek ju.
Pese vite jane nje kohe e gjate per te instaluar nje gjendje ne psiken tone dhe rikthimi e riperjetimi i simptomave ndodh te jete i mundur edhe pas nje trajtimi te mundshem.
Une do te keshilloja qe te kryenit nje vizite me nje mjek psikiater dhe te beni nje kontroll te plote ku te ndani historikun tuaj, trajtimin qe keni marre dhe rikthimin te simptomave e gjendjen momentale qe keni. Me pas, mund te konsideroni sipas rekomandimeve te mjekut trajtimin ne vijimesi.
Une pres te me shkruani serish, te degjoj mbi ecurine tuaj dhe t’ju ndihmojme me cdo gje qe mundemi.
Ju falenderoj dhe degjohemi,
Uarda
Pershendetje Gimi
Une totalisht te njejta simptoma i perjetoj qe 5 vite jom me kente gjendje edhe un vlla.
Gimi edhe un qe 5 vjet i perjetoj te njejta simptoma mu kjo frika nga vdekja mu ka shfaq qe 3 muaj ma ka rendu gjendjen shum as un spo di qka me ba ku mu drejtu tek psikiateri po frigohna me marr barna sdi shpresoj qe kena me gjet sherimin.