Këshilla/Blog

Ajo 24.06.2023

Kam gjendje ankthi,nje periudhe 6 mujore, me shoqeron cdo dite.gjendja ime ka ndryshuar, kam qene e shoqerueshme dhe solare, tani jam nje person qe rri shum kohe ne shpi vetem, nuk pelqej te flas me per problemet e mia, prandaj ndjej nevoje per ndihme qe ta kaloje dhe te rigjej veten.Gjendja lidhet me nje situate shum zhgenjyese dhe te papritur qe un perjetova me nje nga njerezit e mi me te besuar dhe shum te dashur per mua.Me ka len nje shenjë qe shpresoj te zbehet sado pak

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar.
    Më vjen keq që jeni duke kaluar një periudhë të vështirë dhe po përjetoni ndryshime në jetën tuaj që nuk ju bëjnë të ndjeheni mirë. Njeriu është i predispozuar të ekspozohet përballë tipologjive të ndryshme të ngjarjeve dhe emocioneve, negative apo pozitive qofshin ato. E rëndësishme dhe ajo që ne mund të mbajmë nën kontroll është përgjigja dhe reagimi ndaj të tilla situatave në ndihmë të mirëqenies tonë si formë parësore.
    Ajo që unë do këshilloja për ju është të krijoni një rutinë të rregullt e të strukturuar ditore që mund të ndihmojë në rritjen e ndjenjës së sigurisë dhe kontrollit. Mund të përfshini aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju japin kënaqësi.
    Ushtrimi fizik në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit dhe ndjenjave të stresit. Provoni ushtrime të lehta, si shëtitje të shkurtra, yoga apo meditim.
    Ndani me familjarët dhe miqtë që besoni ato që po përjetoni, pasi nuk është e shëndetshme dhe nuk ndihmon të mbani probleme vetëm me veten tuaj. Biseda dhe mbështetja e tyre mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe të gjeni zgjidhje të mundshme.
    Sigurohuni që të merrni kohë për veten tuaj dhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Përqendrohuni në të ardhmen, pasi ndonjëherë, përjetimi i situatave të vështira mund të na marrë shumë energji dhe të na bëjë të harrojmë se ka shumë gjëra të bukura në jetë që na rrethojnë çdo ditë. Përqendrohuni tek e ardhmja dhe tek objektivat tuaja, duke ndjekur atë që ju bën të ndiheni mirë dhe të kuptoni se ka plot shanse të reja që presin të vijnë.
    Pavarësisht të gjithë këshillave që unë ndava me ju, kujdesi shëndetësor profesional është gjithmonë i rëndësishëm, ndaj, unë do ju ftoja nëse e keni të mundur të konsultoheni me një psikolog këshillimi për një ndihmë më të specializuar.

    Unë ju falenderoj dhe uroj që çdo gjë të shkojë mirë e të dëgjohemi sërish.
    Uarda

  2. Ajo says:

    Uarda te falenderoj per pergjigjen, shëtitjet dhe leximin e ndonj libri e kam konsunuar tashme si “terapi” u gjenda nje dite ne zgjedhjen per te perdorur nje medikament te lehte per te larguar pak gjendjen e ankthit. Veshtiresine e kam dhe per ta folur shqetesimin tim me njerezit e mi apo ato qe kam afer.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.