K.Durres 31.08.2023
Pershendetje!
Se pari ju falenderoj per punen e mire qe beni dhe qe na ndihmoni te kuptojme me shume ne lidhje me shqetesimet qe kemi dhe per orientimin e duhur qe duhet te marrim per te zgjidhur keto shqetesime.
Ne fakt u bera 5 muaj qe vuaj nga ankthi. Fillimisht kisha keto simptoma: Frike, flutura ne stomak, dhimbje koke, zgjim heret ne mengjes, pa mundesi per te fjetur gjate dites, mendime negative dhe obsesive, ndjenje nxehtesie ne fytyre dhe shpim ne lekure, mezi mbushesha me fryme, lemsh ne fyt. Kam bere disa seanca psikoterapie dhe psikologu me ka shpjeguar qe kam ankth dhe mendime obsesive. Shpesh kam konflit me veten per dicka qe sme pelqen tek vetja dhe rri analizoj veten time dhe bej krahasime me te tjeret. Eshte sikur nuk po gjej paqe me veten time. Tani kohet e fundit kam filluar te kem zhurme ne vesh si: beeeepp dhe kjo me theksohet akoma me shume kur rri e mendoj. Dua ti largoj keto mendime obsesive qe nuk reshtin se pushuari. Ajo cka me shqeteson me shume eshte qe sapo lexoj dicka ne internet fiksohem mos kam OCD, Crregullim personaliteti apo Skizofreni. Ne momentin qe une e kuptoj qe skam OCD apo dicka tjeter mendimet obsesive fillojme marrim forme tjeter. Pra me vone filloj te fiksohem pas dickaje tjeter. E kam analizuar veten dhe nuk kam as deluzione, as paranoje apo halucilacione. Shpesh kur kam ngarkese te tepruar mendimesh me duket sikur mendoj me ze brenda mendjes sime, jo qe degjoj zera reale! A jane te gjitha keto simptoma te ankthi ju lutem? Se frikesohem mos kam dicka tjeter. Psikologu me ka thene shpesh qe ske asgje pervec se ankthit obsesiv. Sa here qe shkoj tek psikologu qetesohem komplet dhe me zhduken te gjitha frikerat ne lidhje me dyshimet e mia per dicka me shume se sa ankthi. Ju lutem me ndihmoni si te dal nga ky rreth vicioz. Dua ti largoj keto mendime negative dhe obsesive. Ju faleminderit shume!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe ju falenderoj per vleresimin dhe faktin qe keni ndare me ne shqetesimet tuaja.
Kjo gje eshte shume e rendesishme.
E kuptoj te gjithe situaten e veshtire e te gjate qe keni kaluar dhe me vjen mire qe keni kerkuar e ende kerkoni ndihme e zgjidhje per te.
Duke qene se ju keni kryer disa vleresime dhe keni marre deri diku nje pergjigje ne lidhje me vleresimin e situates tuaj, une do keshilloja qe si fillim te nisni te kuptoni me teper se cfare eshte ankthi obsesiv. Eshte e rendesishme te kuptoni qe mendimet obsesive jane pjese e ankthit tuaj dhe nuk jane te verteta apo qe nuk tregojne dicka me teper rreth jush.
Eshte e rendesishme qe te nisni te identifikoni mendimet negative. Provoni te identifikoni dhe shkruani ne nje leter mendimet negative qe ju vijne ne mendje. Kjo do t’ju ndihmoje te jeni me te vetedijshem per to dhe do t’ju lejoje t’i shqyrtoni me objektivitet.
Pervec mendimit, me rendesi eshte dhe reflektimi mbi ndjenjat tuaja. Observojeni veten dhe menyren si ndjeheni ne raste te caktuara per te kuptuar me pas sesi keto ndjesi ndikojne ne sjelljen tuaj dhe ky proces mund t’ju ndihmoje te kuptoni lidhjen qe keni mes mendimeve dhe emocioneve.
Teknikat e relaksimit si meditimi, frymemarrja e thelle ose joga mund te ndihmojne gjithashtu ne uljen e ndjesive te ankthit dhe tensionit.
Dicka qe lexova dhe qe me erdhi ne vemendje eshte nje lloj obsesioni mbi diagnozat e mundshme qe mund te keni. E di qe eshte tunduese marrja e informacionit, por futja ne nje mendim e vorbull te tille, ul aftesine racionale te te menduarit dhe nxit mendime e emocione negative. Kujdesuni qe ta drejtoni mendimin dhe sjelljen tuaj drejt shkeputjes se kerkimit te nje diagnoze. Per me teper qe psikologu juaj ka vleresuar situaten dhe ka konfirmuar nje lloj gjendje instaluar tek ju.
Shpesh, mendimet qe ne kemi jane te pakontrollueshme, ama nese arrijme te gjykojme mbi to, mendoj qe mund te arrihet te zevendesohen me afirmime pozitive. Për shembull, kur mendoni se keni diçka tjeter, mund ti flisni vetes tuaj: “Une kam kerkuar ndihme profesionale dhe psikologu im ka konfirmuar qe une thjesht kam simptoma te ankthit obsesiv.
Per te ulur vazhdimesine ne kohe te mendimeve negative dhe per te shkeputur disi zinxhirin mund te provoni te mbani nje ditar. Nje ditar te mendimeve dhe emocioneve qe perjetoni mund te jete nje menyre e mire per te ndjekur zhvillimin e situates dhe per te pasur njohuri logjike mbi te.
Doja te dija si jane mundesite qe keni per te vijuar te ndiqni serish seancat me psikologun tuaj, pasi mund te jete mbeshtetje e madhe ne procesin e trajtimit.
Mbrojeni veten nga mendimet obsesive duke u kujdesur per te dhe duke i besuar marredhenies me psikologun tuaj.
Une ju falenderoj dhe pres te na shkruani serish per te ndare me tej.
Uarda
Ju falenderoj per pergjigjen e dhene dhe vlersoj cdo keshille te ndare me mua. Shpesh kur kam ngarkese te tepruar mendimesh me duket sikur mendoj me ze brenda mendjes sime, jo qe degjoj zera reale! A jane te gjitha keto simptoma te ankthi ju lutem? Se frikesohem mos kam dicka tjeter.