Arberesha 09.10.2023
Përshëndetje ,
ne fakt dua te iu pyes per nje familjare timen.Ajo eshte 50vjeqare dhe keto dite Po ndjehet shum e lodhur,sikur ka bllokim ne fyte ka edhe Problem me stomakun,gjithashtu shpeshhere ka ngritje tensioni .Familjart e mi me kan treguar se kohe me par kur ishte e vogel ka reaguar keq nga nje situate dhe ka bertitur ndersa ajo gjate kohes se adoleshences ka vizituar dhe psikiatrin dhe ka perdorur barnat te rekomanduar nga psikiatri.Tani ajo eshte e martuar ka dy femije por gjithmone ka pasur shqetesime si ngulfatje prb me tension .
Tani siq e thash problemet e Tilla Jan te perseritura.
Bisedöj me te mundohem ti tregoj qe eshte ne rregull te perjetosh kete mundohem ta mbeshtes shpesh ia rekomandoj psikologun sepse tham qe me siguri ka diqka qe mendjen e saj ka ngarkes psikologjike mirepo nuk Po di si ta bind te vizitoj psikologun sepse nga pervoja personale e kuptoj qe problemi qendron ketu dhe nuk eshte ndonje semindje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E kuptojme shqetesimin tuaj, megjithate per ti ardhur ne ndihme te afermes suaj eshte e rendesishme qe kerkimi i ndihmes te vij si nevoje e saj per mbeshtetje profesionale. Ju ftojme ta rekomandoni te kontaktoj me nje ekspert te shendetit mendor ose te futet ne chat per te komunikuar me nje prej psikologeve tane ne oraret kur ata jane onine.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem