Këshilla/Blog

ankth 11.10.2023

Pershendetje shpresoj te jeni mire. Ka 3 vite qe me eshte shfaq ankthi ka filluar me nje atak paniku te fort nga ajo dite nuk jam si kam qene. Gjithqka ka ndryshuar jam kufizuar friksohem se mos e kupton dikush se cfare kam. Kam filluar me terapi qysh ne filim te paraqitjes se ankthit. Nuk eshte se me kan ndihmuar kam nderuar mjekun me ka pershkruar paroxitine dhe lexilium me kan ndihmuar shume u bera aq mire sa harroja qe kisha ankth. Jam mjekuar ndoshta rreth 1 viti ose me shume me keto medikamente dhe vendosa qe ti le me konsultimin e nje neuropsikiatri. U bene 3 muaj qe i kam lene fillim isha mir poo ankthi sa vinte e shtohej sidomos para ciklit u beja shum keq. Tash filloj pagjumsia ankth dridhje trupit nauze panik trullosje dhe vendosa te marr perseri mjekim. Mjeku me ka pershkurar elicea 10 mg dhe xanax ne rast atak paniku me ka pershkruar edhe nje hap te gjumit leponex 1/4 po nuk dua ta pi kete per gjum kam filluar me elicea pytja ime eshte se pse me eshte kthyer ankthi dhe si ta gjej shkaktarin qfare me sjelli ne kete gjendje a keni ndonje keshille ose pervoje ndonjeri a po duhet te mesohemi me te dhee te pime barna tere jeten ….Gjithe te mirat

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me faqen tonë! Në lidhje me pyetjen që parashtron, mundet që me medikamente realisht të ndihesh më mirë në një kohë të shkurtër, por besoj se përderisa është rikthyer nuk është trajtuar rrënja e problemit. Ankthin mund të tingëllojë si diçka e thjeshtë, por faktikisht shkakton shumë probleme në jetën e njerëzve që vuajnë nga ai. Prandaj do të të sugjeroja që krahas mjekimit (meqënëse e ke filluar) të fillosh psikoterapi. Ki parasysh se mjeku psikiatër dhe psikoterapisti jot duhet të konsultohen për medikamentet që merr dhe për mundësinë e lëniës së tyre.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV