Anonim 11.01.2024
Pershendetje
Jam nje studente 20 vjecare qe ankthi me ka shoqeruar prej 5 vitesh,jam ne vit te 2 universitet dhe jam super e ngarkuar emocionalisht dhe ne presion pasi kam ngelur ne disa provime dhe kam frike se humbas vitin.Me eshte krijuar gjendje ankthi me siptoma fizike(dhimbje barku,ethe,keputje trupi etj)Provoj te largoj mendjen te dal,te merrem me ndonje aktivitet por mendja me qwndron ende aty.Ndihem ne faj dhe ndaj prinderve qe sakrifikojne per te ardhurat e mia.E justifikoj veten ndonjehere per shkak te veshtiresise qe dega ka,gjendjes sime emocionalw dhe mendore qe kam qene por perseri kur shof disa studente qe ja dalin mese miri akuzoj veten per gjendjen time ne shkolle.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hello
Cfare dege e ne cilin universitet je 🙂
Universitetet shteterore i kane veshtirsuar shume gjerat. Veshtire tja dalesh drejt e drejt duke mesuar te gjithe librin. Duhet te shohesh tezat e kaluara me patjeter.
Une e vlersoj shume faktin qe ti po ndihesh keshtu sepse tregon sa e pergjegjshme dhe sa mirenjohese ndaj prinderve te tu ti je.
Mos i kushto kaq shume rendesi universitetit por nuk dua te zgjatem shume te kjo. Dhe mos e krahaso veten tende me te tjeret sepse te gjithe kane rrugetimet e tyre.
Une psh ngela nje sezon edhe pune arrita te filloj 2 vite pas universitetit. Periudhe jashtezakonisht e veshtire per mua. Ama tani jam ne nje pune te mire. Nderkohe disa nga klasa e bachelorit fillun pune direkt por tani jane te pakenaqur ose jane pa pune. Disave u ka ecur shume mire, disa iken jashte shtetit, disa u kthyen ne vendlindje, etj. Te gjithe jane vecuar, askush nuk behet me me njeri tjetrin.
Ajo cfare te sugjeroj une te besh ne kete periudhe eshte te perpiqesh te gjesh ndonje intership ose te fillosh kurse per punen qe ti don te besh. Gjithashtu nese do te mund te gjesh ndonje pune cfardo part time do te ishte shume mire sepse edhe krijon pavarsine financiare por dhe integrohesh ne ambientin e punes e meson shume gjera te vlefshme. Te keshilloj shume gjithashtu te merresh me nje aktivitet fizik. Te ndihmon jashte mase shume sepse cfryn te gjithe stresin e akumuluar e energjite negative. I shikon gjerat nga nje kendveshtrim me pozitiv pastaj.
Shpresoj te tkem ndihmuar
Gjithe te mirat
Pershendetje,
Si fillim, gjeja me e gabuar qe mund te besh eshte qe te krahasosh veten me njerzit e tjere. Jo te gjithe kane te njejtat rrethana, mundesi, gjendje ekonomike, gjendje shendetesore apo psikologjike. Kjo eshte dicka qe edhe mua shpesh me merzit shume dhe me jep ankth, por po mundohem ta menaxhoj. Edhe une mendoj per te gjitha ato gjera qe te tjeret i kane bere ose po i bejne dhe qe une spo i bej, por harroj gjithmone te vleresoj cdo gje qe kam arritur.
Pjesa e universitetit eshte goxha e veshtire jo vetem akademikisht, por edhe psikologjikisht. Shoqerohet me nje ndjenje te larte pergjegjesie ndaj vetes, prinderve, etj. Te sugjeroj te gjesh shoke te mire me te cilet mund te flasesh dhe me beso qe kjo gje te ben te ndihesh me mire.
Nese keto mendime kane nje ndikim te madh negativ ne jeten tende dhe te duket sikur nuk i menaxhon dot edhe pasi ke ndryshuar stilin e jeteses, te keshilloj te kontaktosh nje psikolog.
Forca <3
Përshëndetje e dashur! Të falenderoj, që i je drejtuar faqes së Nuk Je Vetëm.
E hap letrën tënde, duke treguar se ke 5 vite me gjendje ankthioze. Kjo e përkthyer në gjuhën trupore është si të thuash që ke 5 vite në gjendje frike – sepse ankthi është pikërisht gjendje frike bashkëlidhur me mendimet apo pritshmëritë negative për gjëra që mund të ndodhin.
Mund ta perceptoj gjithë lodhjen, që vjen nga të përballurit gjatë gjithë këtyre viteve me ndjenjat e ankthit dhe shqetësimet si këto që përmend, në lidhje me humbjen e vitit shkollor. Diçka tjetër që duhet kuptuar në lidhje me gjendjet ankthioze janë simptomat fizike, si ato që t’i ke përmendur, të cilat e mbajnë trupin në gjendje tensioni dhe axhitimi, që nga ana tjetër ndikon negativisht në proceset e të menduarit dhe si rrjedhojë edhe të të mësuarit. Edhe ecuria jo e mirë në mësime dhe rezultatet e provimeve ndikohen nga kjo. Kështu krijohet një rreth vicioz, ku gjendja e ankthit ndikon negativisht në arritjet akademike dhe pastaj notat e këqia nxisin më tepër ankthin dhe mendimet shqetësuese për provimet e tjera dhe vitin shkollor.
Ti përmend se përpiqesh që ta menaxhosh duke dal dhe duke kryer aktivitete që të mos mbetesh e mbërthyer tek këto mendime negative, kjo është diçka shumë e mirë dhe do të inkurajoja që të vazhdoje t’i ndiqje. Megjithatë për të përballuar në mënyrë më efikase ankthin do duhen përpjekje më të disiplinuara dhe jo vetëm të herëpashershme apo në momentet kritike, kur kaplohesh nga ndjesitë ankthioze.
Së pari, për të tejkaluar ankthin duhet ta kuptosh ankthin tënd. Cilat janë në thelb mendimet apo shqetësimet, që të nxisin krijimin e gjendjes ankthioze?
Më tej duhet punuar me këto mendime penguese/shqetësuese të cilat nxisin akthin për t’i zëvendësuar ato me mendime më pozitive dhe të dobishme. Nëpërmjet praktikimit të vazhdueshëm të këtyre mendimeve të “ri- modeluara” përfitohet një kontroll më i madh mbi mendimet që nxisin ankth dhe gjendjet emocionale që vijnë nga ato mendime.
Njëkohësisht është e rëndësishme edhe praktikimi i mënyrave, që sjellin lehtësim nga gjendja e tensionuar dhe e axhituar trupore dhe emocionet që i bashkëshoqërojnë.
Praktika të lidhura me këtë mund të jenë:
– Teknika të frymëmarrjes e relaksimit trupor.
– Rutinë fjetjeje e mirë, duke fjetur gjumë mjaftueshëm.
– Ushtrime fizike apo të qenit në lëvizje, psh shëtitje sidomos në natyrë.
– Të bërit e një aktiviteti krijues, që të pëlqen si psh. vizatim, ngjyrosje, të shkruarit, të kënduarit, kërcimi, një punë manuale etj si këto, që të bën të fokusohesh tek procesi i krijimit dhe përqëndrimit mendërisht në momentin e tashëm.
– Kërkimi i ndihmës apo mbështetjes nga të tjerët si familjarët apo shoqëria jote e besuar.
– Të mësuarit e vlerësimit pozitiv për veten dhe arritjet e tua dhe praktikimi i shprehjeve pozitive ndaj vetes.
– Zhvillimi i dashamirësisë ndaj vetes në kundërshtim me modalitetin e fajësimit të vetes.
Sigurisht që një profesionist psikolog/psikoterapist mund të ndihmojë më mirë në procesin e të kuptuarit të ankthit dhe të gjetjes e vënies në zbatim të mënyrave më efektive të përballimit dhe rekuperimit ndaj ankthit dhe nëse ke mundësi për të ndjekur do të thoja që do ishte e dobishme që t’i drejtoheshe për këshillim.
Të uroj të jesh sa më mirë dhe suksese në studime!
Aida