Bani 25.01.2024
Pershendetje te gjitheve , desha te ndaj nje shqetsim me te gjithe ju , kam afro 1 vit e pak qe vuaj nga crregullimet e ankthit . Gjithcka nisi me nje atak paniku , nga mpirja e dores se majte dhe rrahjet e forta te zemres , si pasoje perfundova ne urgjence ku me ben shirin e zemres dhe me than je ne rregull nuk ke gje. Por ktu filloj horrori per mua , kam qen nje person super social dhe nuk kishte dit qe te rrija ne shtepi vetem dilja me shok e shoqe , por pas kesaj situate qe me ndodhi e rrallova shum te daluren . Ne momentin qe po shkruaj nuk dal fare pothuajse as nga dhoma ime me. Pra nga ajo dite qe me ndodhi ataku i panikut filluan te shfaqeshin simptoma te ndryshme si dhmje e krahut te majte , e gjoksit her si djegje e her si dhimbje , dhimbje e krahut te majte ishin her te forta her te buta , ne zonat posht sjetulles ndojeher , ndojeher pjesa e dores , her parakrahu po perqendrimin me te madh e kishte tek pjesa e supit dhe pjesa e poshte e krahut (pjesa e tricepsit dhe ne vazhdim) . Pra pa asnje shpjegim nga mjeku un fillova te shqetesohesha shum me shum dita dites . Kam kryer 3 her shirin e zemres dhe me kan dal ne rregull . Pastaj kreva dhe nji EKG zemre prap doli mir . EKG barku doli mir perseri . Sonden e stomakut prap doli mir .Vitaminen D . analiza te pergjithsme te gjakut gjithcka rezultoi mir . Mirepo nuk e kuptoi cfare kam . Ndihem po njesoj dhe pse te gjitha analizat dhe EKG rezultojn shum mire . Rrahjet e zemres i kam te forta dhe i ndjej shum ne trup kur cohem ne kemb behen si me te shpejts dhe te forta dhe kur e heq bluzen mund te shikohet tek sa rreh zemra . Kam filluar te behem me keq duke ndejtur me kapin rrahje super te shpejta dhe te forta me mpihen duar dhe dridhje (mendoj se esh atak paniku) e kam shum te veshtir te eci jam si i plogesht dhe i pkutur , me merren mend kur eci dhe ngrihem . ndjej dhimbje ne krahun e majte ne shpatulla dhe veshtirsi ne frymarrje , dhe dhimbje te kembeve nga kycet e poshte. Ndonjeher me duket sikur po humbas balancen dhe do bie nga casti ne cast . Kerkoj mendimin dhe vleresimin tuaj nga kjo situate . Momentalisht kto simptoma kam qe pershkrova me lart sidomos dhimbjen e krahut te majte sikur me kalon ndonje gjilpere ndonjeher . Kur ka patur te njejtat simptoma ju lumtem shkaruani dhe me ndihmoni . Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Bani dhe faleminderit që ndave me ne shqetësimin tënd.
Çdo gjë që po përshkruani këtu duket të jetë e lidhur me një përballje të vështirë
me ankthin dhe pasojat e një ataku paniku. Në nivel psikologjik, simptomat që
përshkruani si dhimbje në krahun e majtë, ndjenja e humbjes së balancës dhe
vështirësitë në frymëmarrje mund të jenë shfaqje të stresit dhe tensionit
emocional. Ndjenja e humbjes së kontrollit, e vështirësisë për të dalë dhe
ndjesitë e forta të rrahjeve të zemrës gjithashtu mund të shkaktojnë më shumë
ankth dhe ndjenja plogështie.
Ndërhyrjet mjekësore dhe analizat që keni kryer kanë treguar që nuk ka
probleme të dukshme fizike, por kjo nuk do të thotë që simptomat nuk janë reale.
Shpesh, ankthi dhe stresi emocional mund të shkaktojnë simptoma fizike të
vështira për t'u trajtuar vetëm në rrugë medikamentoze. Ndaj, është e
rëndësishme ti diskutoni këto simptoma me një grup profesionistësh mjekësorë,
të cilët mund të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje të specializuar në menaxhimin e
këtyre simptomave.
Përveç ndihmës mjekësore, duke konsideruar intensitetin e simptomave, do ju
ftoja të mendoni si të dobishme e të kërkoni ndihmë edhe nga një terapist ose
psikolog për të adresuar dhe menaxhuar shkaqet e mundshme psikologjike të
këtyre simptomave. Në këtë situatë, gjithmonë mbajeni në mendje ndihmën
profesionale në këtë drejtim.
Ndërkohë, do të ndaja disa këshilla dhe udhëzime, të cilat me pak mund dhe
kurajo do mund ti realizoje vetë e mendoj do të ishin ndihmuese.
Do të ftoja të mësoje teknika të ndryshme relaksimi (referoju websiteve mbi
shëndetin mendor-lehtësisht të aksesueshme). Teknikat e frymëmarrjes të thellë,
meditimi dhe vizualizimi i qetësisë janë mënyra efektive për të ulur nivelin e
stresit dhe tensionit.
Mundohuni të keni ndërgjegjësim të mirë mbi çfarë ndodh duke identifikuar
mendimet negative që shkaktojnë stres dhe ankth dhe përpiquni ti zëvëndësoni
ato me mendime më pozitive dhe të shëndetshme.
Përpiquni të menaxhoni kohën dhe përgjegjësitë. Përdorimi i një orari të
strukturuar dhe menaxhimi i përgjegjësive në mënyrë efikase mund të reduktojë
stresin dhe ndihmojë në përballimin e ankthit.
Aktiviteti fizik është gjithmonë një aleat i mirë dhe mund të ndihmojë në uljen e
stresit dhe tensionit. Përfshirja në një rutine të rregullt të ushtrimeve fizike mund
të ndihmojë në rritjen e mirëqënies fizike dhe emocionale.
Kujdesuni për veten tuaj. Sigurohuni që të bëni gjumë të mjaftueshëm, të hani
ushqime të shëndetshme dhe të kujdeseni për veten tuaj në mënyra të ndryshme
që ju bëjnë të ndjeheni mirë.
Lidhjet shoqërore janë gjithashtu një degëzim i mirë për tu kapur në momentet
tona me të vështira dhe jo vetëm. Të kesh një rrjet të mirë shoqëror mund të jetë
një burim i madh mbështetjeje emocionale. Bisedoni dhe ndani me miqtë dhe
familjarët tuaj mbi ndjenjat dhe shqetësimet që ndjeni, pasi ato mund t’ju hapin
një perspektivë të re mbi të parit të gjërave.
Të menaxhosh ankthin dhe stresin nuk është gjithmonë e lehtë, por me
përkushtim dhe ndihmën e duhur, mund të arrini hapa përpara në drejtim të një
jete më të qetë dhe të qëndrueshme emocionale. Dhe ju e keni kryer hapin e
parë, atë të vetëdijësimit dhe kërkimit të ndihmës.
Unë ju përgëzoj, ju falënderoj dhe pres të më shkruani për të ndarë në vijimësi
gjendjen tuaj.
Uarda
Faleminderit per keshillat i vlersoj shum dhe do i praktikoj pak nga pak . Rrahjet e forta nuk esh se i kap kur fillojn te shpeshtohen prsh dhe kur ksm rrahjet normale 70-75-80 prap ndjehen ne te gjith trupin ne stomaku dhe bark sidomos dhe po ta shikoj veten ne pasqyr mund ta shikoj zemren tek pulson , a mund ta ket sjell ankthi kete gje ?
Prsh esht e vertet sepse dhe un kam afro nje vit me keto simptoma sikur pershkruajte veten time por un u bera me mire sepse thosha qe gjdo gje esht e shkruar
Fiks gjithcka eshte e shkruar , qoft dhe menyra se si vdesim dhe kur . Zoti e ka ne dore , te uroj shendet
Edhe un fiks o vlla, me rreh barku sidomos njesoj si zemra, mund ta shoh me sy te lir. Kur shtrihem ndjej zemren qe me rreh fort dhe barku rreh dhe shihet me sy. Por familjaret kur ven doren te zemra ime ose veshin nuk ndiejn gje!!! Gjithsesi vlla te uroj shendet. Mendoj se çdo gje vjen nga stresi.
Prsh Miri njejt sic e pershtuan ti , ishalla po na kalon kjo gjendje sepse spo jemi me te afte te kryejm as aktivitet me te thjeshta ditore. Te uroj shendet vlla gjithashtu
pershendetje Bani a e ke kaluar kete gjendje ti apo ende vazhdon sepse edhe un jam ne ate gjendje