Këshilla/Blog

Aaaa 11.06.2024

Kam gjith simptomat e mundshme t ankthit. Me ka ik deshira oer t bere gjerat w beja me pare. Jam ne emigrim vetem. Kam punuar shume. Jam konsumuar shume.
Skam fuwi per asgje me.

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që ndave me ne këto ndjenja dhe shqetësime. Ajo që po përjeton është e vështirë dhe është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë dhe të përpiqesh të kuptosh situatën tënde.
    Nga përshkrimi yt, duket se po përjeton një gjendje të rënduar me simptoma te tilla si lodhja ekstreme, humbja e dëshirës për të bërë gjërat që të kanë pëlqyer më parë apo ndjenja e konsumimit.
    E di që duket klishe dhe e vështirë për tu praktikuar,por do ju këshilloja të nisni të punoni me veten dhe ti kushtoni asaj një vëmendje të vecantë
    Përpiqu të krijosh një rutinë të rregullt gjumi dhe ushqimi. Gjumi i mjaftueshëm dhe ushqimi i shëndetshëm mund të ndihmojnë shumë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.
    Ushtrimet fizike të rregullta janë një mënyrë e shkëlqyer për të ulur nivelin e ankthit dhe për të përmirësuar humorin, qoftë edhe ecjet e shkurtra.
    Merr kohë për veten: përpiqu të gjesh kohë për të bërë gjëra që të pëlqejnë dhe që të relaksojnë, si leximi, dëgjimi i muzikës ose piktura. Është e rëndësishme të gjesh aktivitete që të ndihmojnë të çlirosh tensionin.
    Praktikimi i teknikave të meditimit, frymëmarrjes së thellë ose teknikave të relaksimit mund të ndihmojë në uljen e simptomave të stresit dhe ankthit (mund ti referoheni web-siteve të ndryshme mbi shëndetin mendor).
    Lidhjet sociale janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Përpiqu të mbash kontakte me miqtë dhe familjen, edhe nëse je larg tyre. Ndjenjat e vetmisë mund të zbuten përmes bisedave të shpeshta dhe të afërta.
    Do të inkurajoja të bëhesh një vëzhguese e mirë e vetes tënde. Identifiko burimet kryesore të stresit dhe përpiqu të gjesh mënyra për t’i menaxhuar ato. Kjo mund të përfshijë organizimin e kohës, delegimin e detyrave ose thjesht të mësosh të thuash “jo” kur është e nevojshme.
    Doja të dija gjithashtu si i ke mundësitë dhe nëse e ke menduar të konsultohesh me një psikolog. Ata mund të të ndihmojnë të kuptosh më mirë gjendjen tënde dhe të të ofrojnë ndihma të përshtatshme sipas nevojës që ti ke.
    Në përballje të tilla, është shumë e rëndësishme të kujdesesh për veten dhe të kërkosh ndihmë. Mos nguro të flasësh me profesionistë apo me njerëz të afërt dhe të përpiqesh të gjesh mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës tënde. Mos harro që të gjitha këto hapa kërkojnë kohë dhe durim, prandaj mos u mundo ti bësh presion vetes dhe jepi kohë për të rekuperuar.
    Unë ju falenderoj dhe ju ftoj të dëgjohemi sërish.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV