12.05.2019
Pershendetje,
Un jam nje djal 27 vjeqar qe kam ankth stres qe dy vite dhe kam shum probleme te ndryshme shendetesore per te cilat kam bere analiza shum her mirpo gjithher me kan dal mir te gjitha mirpo cdo her vuaj nga diqka e re ,asnje dite nuk jam mire jam me frik vuaj nga semundjet nga vdekja mirpo tani per momentin vuaj nga dhimbja e fytit kam qen ne mjek me tha ske asgje sesht i kuq fyti po mua po me dhemb ne anen e majt dhe kur ha ushqim me duket se me ngel ushqimi sikur kam diqka ne fyt me pengon nuk e di a esht ky ves nga ankthi pasi qe kam shum vese ne lidhje me shendetin frik se kam ndonje semundje dhe pak nese me dhemb ndokund me fiksohet dhe me cdo dit mendoj rreth asaj dhimbjeje sa qe vetem me shtohet cdo dit .Nese ka ndokush ket problem me shkruani ju lutem.
Faleminderit per mirkuptim. Gjith te mirat nga G.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe ànkth edhe stres edhe un jam ne ket gjendje shum her kam bo analiza,ekg , ne fillim gjdo dit shkojsha ne urgence po tani e kuptova qe eshte ankth e stres tash jam pak ma mir shyqyr Zotit
Faleminderit ,por a keni edhe veshtirsi ne gelltitje dhe nje penges ne fyt ?
Përshëndetje G, dhe të falenderojmë që na je drejtuar me pyetjen tënde. Sipas përshkrimit që ti bën, ekzaminimeve për të përjashtuar shkaqet mjekësore si dhe shqetësimit të vazhdueshëm mbi shëndetin tënd, duket se po kalon një gjendje ankthi. Ankthi mbi shëndetin të bën që të jesh tepër vigjilent ndaj ndjesive të trupit tënd dhe të bën të interpretosh ndjesi të caktuara si sëmundje të shëndetit fizik. Kjo të çon të përqendrohesh tek shqetësimi yt dhe mundohesh ta provosh atë si të vërtetë. Por në fakt këto shqetësime mund të mos kenë baza të vërteta megjithëse ti i ndjen si të vërteta.
Nëse sheh se ky shqetësim ka filluar të zmadhohet me kalimin e kohës, ka ardhur koha të bësh një konsultë psikologjike ku mund të bësh dhe një vlerësim të situatës dhe mënyrave më të mira për ta trajtuar atë.
Gjithë të mirat
Enkeli
po edhe un e kam ket problem
Qka ki perdor at ka kalu ty