20.07.2019
Pershendetje . Kam 20 muaj qe kam lind vajzen . Prej ateherit kisha probleme me frymemarrje. kam bere analizat te gjitha kontroll zemres krejt mire , gati 2 muaj jam ne hall te madh me vetin . Kam rrahje te shpeshtuara te zemres , fryme sun po ngopem kurre gjith mvjen sikur po mbyten , me vjen sikur edhe me shpon zemra . Mendja me rri cdo moment sikur kam me vdek e mkap panika se cfare do beje vajza vet e me perkeqsphet gjendja . kam frike te rri vetem naten , e per fat te keq me duhet te rri se burri punon naten shumicen e kohes . ju kisha lut per pergjigje a per keshille .. faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Emma. Nga sa përshkruan kuptoj se kéto dy muajt e fundit po kalon shenja ankthi që shkojnë në gjendje paniku ku mendimet negative vetëm sa i amplifikojnë edhe më shumë ato, siç e shpreh dhe ti vetë. Ndonjëherë pas lindjes se një fëmije ndodh që të pérjetohen këto gjendje ankthi/paniku ku herë theksohen shenjat fizike si ato që ti sjell në vemendje, herë mendimet negative. Faktorët mund të jenë të ndryshëm. Ndoshta një faktor më tepër eshtë edhe mungesa e partnerit pikërisht kur këto mendime mund të bëjnë edhe më të brishtë ndaj ankthit. Mund të té këshilloja vetëm që ti krijoje vetes sa më shumë mundësi që të rrije me njerëz/miq dhe me bashkëshortin dhe gjithashtu të flasësh me ta e ta shprehësh veten sa më shumë. Megjithëse efekti nuk éshtë I përnjehershëm besoj se komunikimi do e reduktojë këtë lloj gjendje. Një konsultë me një psikiatër nga faqja mund të jetë një alternative tjetër. Gjithë të mirat.
Pershendetje e dashur. Un jam qe 2 muaj kete gjendje por un jam shtatzane.
Edhe mua me.ndodh njesoj. Origjinal si ty. Por mu me kishte ndodhur ma e keqe edhe kur rrija me njerez kur hyja naper shitore po edhe vetvetiuu. Ende se kom marr veten.
Por te kisha kshillu me shku tek nje psikologe. Mu ka fillu mem ndihmu tpakten o tum pergatit qysh jan kto gjana edhe qysh mi menagju.
At moment qe fillon met ndodh ajo me frymemarrje. Mundohu mu fokusu qe ski sen. Veq thuj kshtu fol me veten. Merr frym thell ngadal mundohu maksimum mu qetesu. Ki me pa mas disa minutave ka met kalu. E di qe esht e pabesushme se un hala jom tu hek kshtu. Un edhe ma keq kur t hy kudo qoft shitore sene fillon ajo ndjesia sikuur du mu ngelfat po edhe vetvetiu. Ama ato momente nese shqetsohesh tkap ma shum tdoket qe po mbytesh ???? nese qetsohesh dikur ndalet ajo ndjesia. te uroj te tejkalosh ma shpejt