Matti 30.08.2019
Pershendetje e dashur psikologe .jam nje mammae re 35 vjece ka 5 vjet qe vuaj nga ankthi.nuk mbushem me frym dhe me esht ngulitur ne koke qe asnje sme do.theksoj jam shume ektive punoj shume dhe jam e kundessme ne cdo gje.por ankthi spo me le te jetoj .spo shijoj dot femijet e mi.te lutem me ndihmo .mund te perdor ndonje qetesues.respekte itali
Comments are closed.
E dashur Matti,
Te falenderoj qe na shkruan dhe me vjen keq qe ndihesh keshtu. Pese vite eshte kohe e gjate qe perballesh me ankthin. Nga informacioni qe ke ndare me ne nuk kuptoj se si ka filluar, ndoshta ndryshime ose ngjarje ne jeten tende? Gjithashtu me intereson te di nese ke bere perpjekje deri tani per ta menaxhuar. Mjekimet qetesuese mund te te ndihmojne, per kete do te duhej te konsultohesh me nje mjek psikiater qe te te jape trajtimin e duhur. Gjithashtu eshte e rendesishme nese ke mundesi qe ta kombinosh trajtimin medikamentoz me psikoterapi ose keshillim dhe me ndryshime ne jeten tende qe te ndihmojne te ulesh ankthin. Pergezime qe je aktive dhe forca per te bere perpjekje ne vazhdim per t’u kujdesur per veten! Mos hezito te shkruash serish, te uroj me te mirat!