Këshilla/Blog

12.05.2017

Pershendetje,
une jam e vetedijshme qe vuaj nga ankthi sidomos ne momente qe ndjej qe nuk do ja dal per te bere dicka.Behet fjale per nje ankth qe zgjat deri ne 12-48 ore. Ky ankth me shkakton pasoja shendetesore si te vjella,marrje mendsh, pagjumesi dhe cdo gje behet mire ne momentin qe situata stresuese mbaron. Kam lexuar dhe kam provuar disa menyra si psh kontrolli i frymemarrjes por nuk funksionon ne nje ankth afatgjate. E kuptoj qe gjithcka eshte psikologjike por prape nuk e kontrolloj dot dhe perseri me ndodh. A ka ndonje medikament qe do te me ndihmonte ose ndonje menyre tjeter qe ta lehtesonte kete situate? A eshte ky lloj ankthi i kurueshem?

  1. MSc. Erduan Kllobucishta says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na shkruani per shqetesimin tuaj.
    Sa I perket shqetesimit tuaj mendoj se duhet se pari njehere te vizitosh nje mjek edhe shiko nese nuk ke ndonje shqetesim konkret. Nuk e di nese keto te vjella apo marrje mendsh i ke nga ankthi, ndoshta eshte ndonje problem I yti qe ti ke pas kohen e fundit dhe nuk ke mundesi qe ta mendosh kete, per kete beja pyetje vetes dhe shiko se cfare nuk shkon kohet e fundit sic duhet, shiko a ka pas ndonje trauma ne jeten tende.
    Ajo qe te sugjeroj shiko momentet kur te kaplon ankthi. Shiko se nga cilat situate me se shumti te shkakton te ndjehesh e tille. Ne ate moment perdor tekniken e frymemarjes. Te sugjeroj qe te meresh me ndonje sport apo rekreacion. Pasi te identifikosh se nga buron problem i ankthit do e kesh me kollajte se si ta shmangesh ate. Ne fund, mundohu qe mos i japesh shume rendesi punes se ankthit. Menyre tjeter eshte qe kur te kaplon ankthi mundohu te perdoresh kompjuterin dhe shkruaj ne te cfare te te vjen ne mendje, eshte nje menyre cliruese per ndjenjat dhe mendimet e tua.

    Kalo sa me mire,
    Erduani

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV