Këshilla/Blog

Mm 07.08.2020

Pershendetje stafi I nuk je vetem!
Po ju shkruaj me shpresen se ju mund te me jepni disa keshilla sesi te kaloj situaten ne te cilen ndodhem.
Jam ne nje gjendje te tille saqe direkt sa zgjohem ne mengjes ndihem teper e lodhur dhe e keputur dhe kam shume mendime negative ne mendje
.Perpiqem qe gjate dites te merrem me dicka te heq mendjen,por ne momentin qe bie ne qetesi me kap nje ankth ,nuk me le te qete ,kam nje shtrengim ne kraharor kryesisht nga ana e majte dhe nuk marre fryme lirshem sikur kam 1 lemsh ne fyt .Kjo situate ka vite qe eshte e tille ,nuk jam cdo dite keshtu kam dhe dite te mira ,por qe pjesa me e madhe e diteve eshte e tille dhe kjo gje po me shkaterron jeten si te thuash pak nga pak.Familja ime nuk eshte ne nje gjendje te mire ekonomike dhe une vazhdoj shkollen e larte sivjet jam ne vit te 2 .Perpiqem shume studioj ne menyre qe pasi te mbaroj vitin e 3 te gjej nje pune pasi masterin nuk kam mundesi ta vazhdoj.Ne jetojme ne fshat dhe ne menyre qe mos te kthehem atje me me duhet te gjej 1 pune ne Tirane.Veshtiresite ekonomike dhe stresi ne do gjej nje pune apo jo ndonjehere sikur po me vene poshte nga dita ne dite ndihem e pafuqishme.Plus kesaj me lodhin edhe mendimet me pamjen e jashteme timen.Kam nje shtreberim te hundes qe duhet devijim I septumit nazal.Qe ne moshen 12 vjece ky shtremberim I hundes u be I dukshem dhe me ka stresuar shume qe femije.Te gjithe benin foto une jo sepse dukesha keq ne foto ende e vuaj kete problem. Qe te rregullohet problemi qe kam ne hunde duhen para .Ja ku vij prape te problemi kryesor parate dhe gjetja e nje pune.Per te gjetur nje pune ama me duhet vetebesim por ankthi me ka mberthyer aq shume saqe s po e mposht dot e te marre fuqine.Do t ju isha shume mirenjohese stafit te nuk je vetem ose ndonje personi qe ka kaluar 1 situate te ngjajshme nese kane mundesi te me japin ndonje keshille pasi kam folur dhe me familjen por ata me thone duhet te behesh e forte per veten tende.E forte por si???Ku ta gjej ate force?

  1. Erina says:

    Prsh e dashur te njejtin problem me ty kam edhe un po mua me duket se po cmendem, sapo hap syt ne mengjes me vijne frikra edhe mendime te tmerrshme negative. Pastaj nga lodhja e tepert mendore me dhemb koka dhe ndjej si shpime ne pjes te ndryshme te kokes. Nese ke mundesi me shpjego pak me teper se cfar ndjen. Ke probleme me dhembjen e kokes ose ndjesine e ligeshtimit sepse un po cmendem. Ashtu si ti ia dite qe ndjehem mire por shumicen e kohes jam keq. Gjithashtu nuk e di per ty por un vuaj dhe nga fiksimet me fiksohet psh qe dikush do me bej keq edhe pa piken e arsyes edhe sme hiqet kjo frik deri sa me jep simptoma te tmerrshme me rendon koken me rri mendja gjat gjith kohes atje. Ose ndonje mendim tjeter sido qoft nuk mund ta heq nga menja. Po me shkaterrohet jeta, realisht jam nje vajz qe kam shum mundesi edhe nga pamja fizike gjithashtu ja ne rregull por vetem keto mendime idjote po me shkaterrojn jeten. Vetem ne mbremje jam pak me e qete por aq shum jam lodhur sa ndonjeher them pse te mos rrinte vetem nate aq shum jam lodhur. Shpresoj te me pergjigjesh edhe te me flasesh pak me shum rreth simptomave te tua nese ke frikra apo fiksime dhe cfar simptomash te japin. Te uroj gjith te mirat edhe zoti nga mdihmofte.

  2. Flori says:

    Persh, pervec lemshit ne fyt, ndjen kur pi uj ose ha ushqim, sikur te kalon ushqimin me veshtersi dmth me pertypje, ose ndonjeher sikur mbytesh dhe fyti vazhdimisht I thate?? Po marrje fryme dhe shikim te turbullt ke? Ndonjher dhe rrahje te shpeshta dhe sikur ske fuqi te mbushesh me fryme ? Te lutem me kthe pergj, gjith te mirat

  3. Dori says:

    Un kam vellain tim i cili nuk ha dot sepse gjithe kohes i duket se do mbytet sikur s’ha dot sikur u ngec ushqimi ne fyt. Tani nga pandemia eshte fiksuar se do semuret me covid dhe ka lene punen nuk del fare rri i deshperuar gjithe kohes, i fiksuar qe do semuret.
    Ai spranon ne asnje Menyre te mare mjekime, jemi ne nje hall te madh nuk dime si te veprojme.

  4. Ankthi says:

    Ashtu jam dhe unë.
    Një kputje një lodhje. Marrje mendësh, ndjesi të fikti, me duket sikur do çmendem. Oh Sa shum simpotma , një dit bëhesh mirë 100 të tjera je copa. Nuk paska më keq !

  5. Gabriela Kuneshka says:

    Pershendetje!
    E kuptoj qe presioni, i cili keto mendime ushtrojne eshte i lodhshem dhe ul cilesine e funksionimit tend te perditshem. Gjithashtu, eshte normale te gjenerohet ankth dhe pasiguri dhe keshtu te krijohet nje rreth vicioz qe ul perqendrimin, vemendjen e limiton mundesite e qasjet e tua ndaj vetes dhe mjedisit rrethues. Nga ana tjeter ti po ndjek nje program studimi, i cili kerkon kohe dhe perkushtim e ti ke arritur tja dalesh deri me tani. Jam e bindur qe kjo nuk eshte e vetmja arritje e jotja, dhe shume me teper. Lejoji vetes te ndihesh krenare per to! Ajo cfare sygjeroj eshte ti japesh vetes kohe dhe t’i ndash qellimet e tua ne objektiva te vogla te arritshme. Gjithshtu, mund te kerkosh ndihme dhe nga ekspertet ne chat,ku mund te shprehesh me te detajuara mendimet qe ke me veteimazhin dhe si kane limituar kapacitetet e tua apo keqformuar menyren si e koncepton veten. Uroj te te kem ardhur ne ndihme dhe nese ke pyetje apo paqartesi jam e hapur ti pergjigjem.
    Faleminderit qe e ndave shqetesimin tend ketu!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV