Këshilla/Blog

30.09.2017

Ka disa dit qe gabimisht me ka dalur nje foto e nje filmit te quajtur “human centripede” dhe kam shum ankth nuk mund te flej rehat, te shkoj ne banjo apo te qendroj vet ne dhomen time. Te lutem me keshilloni se qfar te bej!

  1. Anonim says:

    Pershendetje! Ne momentet kur je vetem, apo kur duhet te ecesh ne erresire, mendo gjera te bukura (Nje person,nje ngjarje, apo dhe nje tekst kenge). Ne menyre te tille sdo te kesh mundesi per te sjelle ne mendje imazhet e frikshme qe ke pare. Duke e praktikuar here pas here do te mesosh mos te imagjinosh me ate imazh, por te imagjinosh ate cfare do ti. 🙂

  2. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje e dashur,
    Nëse mosha jote është vendosur ne mënyre te sakte do te thotë qe je e rritur dhe ne gjendje për te kuptuar ndryshimin mes një filmi dhe jetës reale. Patjetër një pamje vizuale e tille te shkakton ndjesi emocionale negative, por ajo çka ti duhet te kuptosh është fakti qe ankthi qe përjeton shkaktohet nga një përgjithësim dhe zhvendosja qe ti i ke bere atij imazhi ne jetën reale. Ti je njeriu qe e njeh dhe kupton veten me mire se kushdo, nëse ndikohesh emocionalisht ndaj filmave apo pamjeve vizive te renda, e këshillueshme është qe ti shmangesh. Ne rastin konkret është e nevojshme te kuptosh qe lidhja midis jetës tënde dhe filmit qe ke pare nuk është reale. Mund te fillosh te zëvendësosh mendimet e frikshme me mendime te bazuara ne realitet e pozitive.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV