Këshilla/Blog

25.10.2017

Pershendetje ! Jam nje vajze 23 vjecare . Prej rreth 2 muajsh pas nje semundje ne stomak me te cilen vuajta rreth 10 dite , nje nate papritur me kapi nje frike mos nuk isha mire nga mendja dhe pastaj me nisi nje shtrengim ne gjoks aq sa mendova qe do me plaste kraharori . Ditet kalonin dhe vazhdoja ta kisha ankthin dhe mendimet se mos cmendesha dhe nuk me zinte gjumi fare . Nje dite kur isha ne gjendje gjumi me beri sikur me thirri nje ze ne gjume ne emer . Nga ajo dite u fiksova sikur do degjoja zera sikur do kaloja nga mendet e sikur do humbja kontrollin e vetes . U fiksova aq shume sa cdo zhurme me dukej e cuditeshme sikur e degjoja vetem une dhe sikur degjoja zhurma shushuritje ose pershperitje . Lash takim me nje psikiatre dhe pasi ja tregova gjithcka me tha se kisha ankth obsesiv dhe me dha nje kure per disa kohe . Nga kura kam q jave qe e marr ndihem pak me mire por friken se mos cmendem e kam akoma . Doja tu pyesja do cmendem une ? A eshte normale per dike me ankth obsesiv ti duket sikur degjon zhurma ? Dhe si mund ta kaloj dhe ti largoj keto mendime torturuese te cilat edhe pse e di qe jane te pabaza edhe pjelle e mendjes por perseri e kam te veshtire ta luftoj . Dua ti largoj keto mendime sepse me merzisin shume edhe pse e di qe skane asnje baze dhe thjesht une jam fiksuar une aq shume sa e kam bere problem per veten . Pres pergjigjen tuaj . Faleminderit !

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje dhe uroj qe te jeni edhe me mire se ne ditet qe keni shkruar.
    Ne lidhje me pyetjen qe ju beni, po ju them se pari se pjese e simptomatikes se çrregullimit te ankthit jane edhe mendimet obsesive : mendimet e perseritura dhe te padeshiruara qe sa me shume perpiqesh t’i largosh aq me shume ato qendrojne ne mendje dhe e bejne te veshtire te perqendrohesh ne mendime ose veprimtari te tjera. Mendimi se mos çmendesh eshte nje nga keto mendime obsesive qe haset shpesh te njerezit ne ankth. Po ju jap nje shembull: nese dikush qe vuan nga ankthi ka mendimin obsesiv se mund te kete probleme me zemren e per pasoje mund te perfundoje ne spital apo dhe te vdese, ai fillon e behet super vigjilent ndaj rrahjeve te zemres dhe çdo dhimbjeje tjeter qe lidhet me problemet e zemres. Ky lloj perqendrimi dhe monitorimi i vetes shpeshhere ben qe çdo sinjal qe vjen nga trupi te perceptohet i ndikuar nga mendimi qe zemra ka diçka qe nuk shkon, dhe ky perceptim nga ana e vet mund ta frikesoje personin dhe per pasoje pulsi te rritet e rrahjet te ndihen te forta e keshtu shqetesimi per veten te perforcohet dhe bindja qe zemra ka diçka qe nuk shkon te konfirmohet. Ne menyre te ngjashme ndodh edhe me mendimin se mos çmendesh. Sa me shume ai qendron ne koke, aq me shume i sugjeron mendjes dhe trupit te prodhoje disa simptoma qe ti e di qe jane karakteristike e gjendjes ‘anormale’ te mendjes, si te degjosh zhurma, sikur te therrasin, etj, dhe ne kete menyre ti vazhdon te mbetesh e shqetesuar. Mendimet obsesive jane shume te forta dhe te veshtira pikerisht sepse arrijne te te mbajne te mberthyer pas tyre dhe lufta me to behet shume e veshtire.
    Une kuptoj qe me frike se mos çmendesh ti nenkupton ate gjendje kur nuk ke kontroll mbi veten dhe kur humbet kontaktin me realitetin e jashtem, por te siguroj qe nese do te ishte keshtu psikiatrja do ta kishte identifikuar lehtesisht.
    Nga ana tjeter, duhet thene se edhe mendimet obsesive jane mjaft shqetesuese dhe penguese nese qendrojne per nje kohe te gjate ose shtohen, prandaj besoj se konsulta me mjeken dhe marrja e mjekimit do te jape efekt se shpejti. Ndonjehere situatat e tilla mund te jene te izoluara, qe shkaktohen nga nje situate a rrethane e caktuar dhe kalojne, por here te tjera mund te jene edhe fillimi i nje çrregullimi me afatgjate ankthi ose i llojit obsesiv.
    Pra, te kesh frike se do cmendesh nuk mjafton per tu cmendur, ashtu si te kesh frike se mos prekesh nga ndonje semundje fizike e rende nuk do te thote qe do te semuresh vertete. Por fakti qe mendime te tilla shqetesuese jane prezente do te thote qe ne keto momente shendeti apo mireqenia juaj mendore nuk eshte ne me te miren e vet. Per kete arsye keshilloj te vazhdosh te kujdesesh per veten me sa me shume qetesi dhe durim.
    Gjithe te mirat.

  2. Anonymous says:

    edhe un kam problem me ankthin

  3. Anonymous says:

    Pershendetjr
    http://Www.nukjevetem.
    Jam nje problem kam te pakten 2 vjet qe nuk jsm mire nga gjendja psikolovgjike ne pergjithesi jam tip i qet e urte po impulohem shpejt
    U ben shum koh qe degjoj zera
    Sikur do na vrasin do na vrasin familjen
    Do n bejn pislliqe jam mbyllur ne vete dhe femijet me han bere te ndjeshe. Dhe te mbyllur kam nevoj te flas vertet me dike pas askush nuk me kupton e beson se kto gjera po ndodhin vertet apo vertet jan ne mendjen time
    Nese jan ne mendjen time pse na humbin gjerat ne shpi sa hap e mbyll syt mendoj qe kam njerez qe jan lidhur me shpirtrat e keqinj po sdi si te ruhem
    Jam menduar te shkoj ne polici te tregoj cfar ndodh po sdo besoj njeri
    Te betohem jan te gjitha te verteta i shikoj te gjitha levizjet ne shpi po nuk arrij ti kap dot
    Me ndihmoni si te veproj..

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.