Këshilla/Blog

E vetme 24.02.2021

Pershendetje!Kisha nevoje te merrja nje keshille a sygjerim per nje ceshtje qe me shkakton shume ankth.Jam nje vajze 20 vjece dhe s kam pasur asnjehere nje lidhje tamam me 1 djale.Kam njohur 3 djem me pare ne rrjete sociale,por vec 1 here jam takuar dhe me pas ishin ata te paret qe largoheshin.Tashme kam gjithmone idene se askush nuk me do,jam e vetmuar dhe s do me doje kurre asnje person ne jete.Kam frike se do vdes e vetme,s do martohem kurre s do kem femijet e mi(i kam shume qejf femijet)dhe here here mendoj se do martohem me mbleseri por bashkeshorti s do me doje,se te gjithe me largohen.Mendoj se s jam femra e duhur,s jam e shkathet ti bej djemte t r me duan,sepse jam tip qe s para provokoj apo flirtoj.Tani kam frike se mos mbetem vetem,kam frike se po te njoh njerez te rinj do me shmangen.Degjoj per histori te njerezve qe s jane martuar kurre ,kur bie ndonjehere mhb ne shtepi.Mami nje dite po diskutonte me tezen dhe thoshin per nje vajze qe ajo s martohet dot se i kane bere magji.Sa degjova kete u fiksova keq ,me thoshte mendja po sikur dhe mua te ma kene bere ashtu.Dal ne rruge shoh njerez te dashuruar dhe ndihem keq,me ze ankthi,me shtrengohet kraharori,them s do jem kurre e deshiruar ,e lumtur.Nuk ka min qe mos te mendoj keto gjera,pervecse kur jam e zene me pune.I them vetes lerja kohes por jo mendimet s me lene rehat ,ndihem e vetmuar,fatkeqe.A eshte psikologjike apo si.Cfare po me ndodh ,dua te kem 1 dite ne jete pa keto mendime ,qofte nje dite por jo s mundem ,me kane pushtuar mendjen?

NJV