Elsa 23.05.2021
Pershendetje!Jam 24 vjec.Prej gati dy vitesh vuaj nga nje gjendje jo shume e mire mendore.Nuk jam vizituar dhe nuk mund te them nje diagnoze fikse por dyshoj per ankth dhe depresion te mbivendosura.Ndihem shume pesimiste Asgje ne jeten time nuk shkon sic duhet.Gjithe jeten kam studiuar fort qe te behesha dikushi ne jete.Vjet kam mbaruar studimet e larta dhe jam ne proces per marrjen e licenses.Ndihem kaq e pashprese.Sikur sdo ia dal.Perpiqem shume te bej gjithcka qe kam ne dore qe tia dal.Por vetem me ngrihen mure.Cdo dite e me shume ndiej se kurre sdo me jepen mundesite qe kerkoj.Gjithcka dua jane ato mundesi.Ndihem vetem.Nuk kam fuqi as te dal e te argetohem.Ne mendjen time kam gjithmone nje ze qe me thote qe cdo gje do shkoje keq,asnjehere nuk do ia dalesh Do te jem gjithmone vetem.Ndonjehere gjithcka dua eshte qe nje dite te mos zgjohem ne mengjes.Dhe te ndiej qe me ne fund gjithcka mbaroi.Te kthehem ne asgje dhe te clirohem.Nuk di cfare te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje edhe une kam po te njejtat probleme edhe une mendoj se nje dite do te cohem nga gjumi dhe cdo gje te ket mar fund
Ju lutem ktheni nje pergjigje
Përshëndetje,
E lexova me shumë vëmëndje letrën tënde. Nëse të kuptova drejt, këto dy vite për ty kanë qenë të ngaruara por dhe të rëndësishme. Janë përfundimi i një faze, studimet, dhe fillimi i asaj që pritet të jetë përballja me mundësitë e reja. Do doja të dija çfarë janë këto mundësi që ti kërkon dhe këto mure që ndjen se të ngrihen?
Ajo që kuptoj është një ndjesi e madhe vëshirësie dhe pashpresshmërie ne momente të caktuara. Por kur ti thua: “Perpiqem shume te bej gjithcka qe kam ne dore qe tia dal.” me le të kuptoj se ti ke forcë, përpiqesh për të ndryshuar gjendjen tënde dhe nuk je njeri që dorëzohesh. Në të njëjtën kohë duket se realitetin e jashtëm e sheh të kufizuar në atë çka mund të të japë. Por më shumë shqetësues duket zëri brenda teje që thotë se nuk do tja dalësh. Mbase pritshmëritë dhe puna jotë kanë qenë të mëdha, por mos harro t’i japësh vetes kohë. Fjalitë e tua të fundit më lënë të kuptoj që shqetësimi yt është më i thellë sesa muret e jashtme që mund të hasësh. Do të të sugjeroja të punoje me këtë pjese.
Gjithashtu, fazat tranzitore, pra përfundimi i studimeve, pritja për licensë, apo punësimi, nuk janë të lehta. Kjo mund të jetë pritur nga ti me shumë dëshirë dhe ëndërrim dhe tani që je aty mund të ndjehesh disi e pasigurtë, dhe është normale si ndjesi. Me aq sa kuptova, ti dukesh shumë kurajoze dhe punon fort, këtë e tregon dhe kurajo për ta ndarë shqetësimin tënd këtu. Ndaj të përgëzoj dhe të sugjeroj të kujdesesh për veten, pasi të tjerat do të vijnë dalëngadalë në kohën e duhur.
Shpresoj të të ketë vlejtur sadopak kjo përgjigje.
Gjithë të mirat,
Klodjana