Këshilla/Blog

Ankth 14.06.2021

Pershendetje doktor kam ankth kur rri me dikan me trubullohen syt aty per aty me ik vullneti smund te flas edhe mendoj qe krejt jan tu vrejt smundjen time sa her dal qytet dal pa vullnet sjam gjjendjte te blija sen te heci te keshi aspak disponim veq fakti sikur spo muj me nejt nkam o zot tlutna shperndaje????

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Ti po përjeton shumë ankth dhe jam e bidnur që ndihesh shumë keq për gjitçka po të ndodh. Ankthi duket që ka ndërhyrë në funksionimin tënd të përditshëm. Tashmë, nuk po të lejon të funksionosh si më parë. Edhe veprimtaritë e përditshme po të bëhen shumë të vështira për tu realizuar. Prej sa kohësh je në këtë gjendje? A e mban mend kur përjetove ankth për herë të parë dhe sesi u shfaq fillimisht tek ti? Ankthi komunikon në mënyra të ndryshme dhe nga mënyra sesi po shfaqet tek ti duket që po përpiqet të të ruaj nga poshtërimi social dhe të fik për së brendshmi duke të demotivuar. Jam kurioze për natyrën e mendimeve që të vijnë ndërmend teksa ndjen që të ikën vullneti, që bllokohesh me folur dhe kur ndjen që të tjerët janë duke parë ankthin tënd. Çfarë mendon ti në ato momente? Është shumë e rëndësishme të kuptojmë ankthin dhe ta dëgjojmë atë, që të kuptojmë përse po përpiqet të të mbrojë ty ndonëse në një mënyrë jo funksionale. Ankthi jot po vepron përmes shmangies social dhe të bën të ndihesh që je i vëzhguar nga të tjerët. Kjo gjë është rraskapitëse, lënduese dhe unë të ftoj të flasim më shumë mbi këtë gjë. Gjithashtu, këshillimi me një psikolog ose psikoterapist është shumë i nevojshëm si fillim për të menaxhuar ankthin dhe të të lejojë të i rikthehesh funksionimit normal të përditshëm, më pas mundesh ta analizosh dhe kuptosh ankthin tënd. Nuk i di si i keni mundësitë në zonën ku banoni për të marrë shërbim psikologjik, por ti mundesh gjithashtu të komunikosh online me psikolog tek chati i Nuk Je Vetëm. Mbështetja emocionale dhe dëgjimi i vuajtjes tëndë është shumë i rëndësishëm.
    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV