Këshilla/Blog

Toni 20.01.2021

Pershendetje!
Me falni se ndoshta do zgjatem pak por do mundohem ta tregoj sa me shkurt dhe me qarte gjithe vuajtjen time.Jam 26 vjec .E gjithe historia ime ka filluar ne moshen 18 vjecare .Nje nate duke ndenjur me shtepi me kapi nje mpirje koke .siklet dhe djers te ftohta.Me frikesoi shume u cova ju hodha uj syve per tu qetesuar por asgje nuk ndryshoi madhe gjendja po perkeqesohej.Un nisa me urgjence ne spital dhe gjate gjithe rruges kisha dridhje te forta tension te lart dhe sikur po shkeputesha nga momenti ne moment nga kjo bote.Arrita ne spital me normalizuan gjendjen dhe me thane se kishte qene atak paniku.U riktheva ne shtepi gjithmon me friken brenda meje.Aty fillon gjithe ndryshimi i jetes sime..U friksova shume dhe fillova mendoj vetem per vdekjen ,villova fiksoem shum mbas kokes sime mos kisha ndonje semundje vetem gjera t keqia .sikur do cmendesha e shume e shume gjera t tjera.Mbas nj jave shkova bera nje vizite bera dhe skanerin e kokes dhe cdo gje ishte ne regull.Dhe pse i bera te gjitha asgje nuk ndryshoi .Ankthi u be kronik mendimet po ashtu kronike .Fillova te perjetoj depersonalizim dhe derealizem .Gjithsesi me shume veshtiresi u mundova dhe e vazhdova jeten ,por asnjehere sic ishte para atakut te panikut.kan kaluar vite dhe nuk mund te them se nje her te vetme jam ndjere mire 100% si para atakut .Asnjehere nuk ka ndodh .Para 3 vitesh kalova nje gjendje disa mujore me te rende se normalisht shkova ne nje psikiater dhe me diagnostifikoi me ankth obsesiv.Me dha nje kure te cilen nuk e perdora kurre sepse kam shume frike nga ilacet.E kalova u nisa per jasht shtetit dhe gjendja u qetesua disi.vazhdova perseri jeten po gjithmon mendimet ankthioze pjese e jetes.Ne prill te 2020 u ktheva ne shqiperi.Punova veres dhe nga shtatori ngela pa pune.Rrija ne shtepi shume dhe mendimet rifilluan te merrnin veten .Qe nga tetori dhe tani po perjetoj nje gjendje te tmerrshme .Kam shkuar rreth 3 here ne spital nga ataku i panikut.Kam ndjesine e shkeputjes nga vetja,ndjesine e shkeputjes nga te tjeret,ndjesine se do cmendem ,kam humbur shume peshe,probleme me gjumin,probleme me oreksin,rri gjith kohes ne telefon.lexoj pa fund rreth gjendjes dhe simptomave te mia dhe e kuptoj se kjo gje ma ka perkeqesuar gjendjen .depersonalizimin dhe derealizmin i kam 24/7 .Cdo gje qe bej,qe flas ose qe degjoj me duket sikur nuk jam une. Kam filluar pune perseri para nje muaji por e kuptoj se e kam shume te veshtire dhe nuk jam me si me pare.Pavaresisht se gjithmon kam pasur simptoma kete radhe me duken shume te renda sepse jan cdo sekond te dites dhe spo gjej nje sekond qetesi.Nuk kam deshire te dal per kafe ose per nje dark thjesht shtepi pune ..dhe per pune me shum veshtiresi .Para nje muaji shkova perseri te psikiatria qe kisha qene para 3 vjetesh dhe perseri me diagnostikoi me ankth obsesiv dhe perseri me dha disa ilace per ti perdorur.Nuk e kam mare guximin akoma ti perdor sepse jam shume i frikesuar prej tyre.Problemi eshte se mendja ime nuk e beson se eshte ankth obsesiv gjith kohes mendoj se ndoshta kam dicka me te rende .Kam frike te tmerrshme nga psikozat ose mos cmendem .Mendoj vetem te keqen per veten gjithe kohes.Do te kisha shume deshire te jepej mundesia te komunikoja me nje profesionistin tuaj per te marre nje keshille ose per te vertetuar nese eshte vertet ankth obsesiv ose diska djeter.Faleminderit dhe me falni se u zgjata shume.

  1. Genqja says:

    Toni kete situate po kaloj edhe une por mos u dorzo eshte thjesht nje gjendje kalimtare merru me aktvitet dil shetitje ne nature

  2. Nela says:

    Toni fix sikur lexova veten tek tè gjitha cfare ke shkruajtur.Jam fix si ty prej 6 vitesh.ka momente arrij ta menaxhoj,ka dite qe trembem aq shume e frika me è madhe eshte se do cmendem.As hasmit nuk ja uroj kte gjendje.Dhe une vete deri tek ilacet e asnjehere nuk i kam pire!Kam frike se ato mund tè Me bejne me keq.Dhe une ne kto vite kam bere dhe disa seanca me psikolog

  3. Toni says:

    E di qe eshte kalimtare..por ksaj radhe eshte shume e veshtire.Me perpara i kam pas bere dhe e kuptoja qe me benin mire..po kto kohe nuk me behet asgj.nuk kam deshire per asgje.

  4. Toni says:

    Nela me vjen shume keq qe dhe ti e perjeton nj gje kaq te tmerrshme..me te vertet esh gjija me e tmerrshme qe mund ti ndodh njeriut.Te jesh i shkeputur nga vetja,nga ndjenjat ,nga mendimet,nga te tjeret.Te mendosh vetem se mos cmendesh .Te jetosh me panik dhe ankth cdo sekocd.Nejse se eshte e kot te flase sepse m mir se kushdo e kupton nje njeri qe e vuan dhe vete.Dhe vertet ben mire kur flet me dike qe kupton.

  5. Anonime says:

    Përshendetje Toni të njëjten gjë kam dhe unë veq ma te randë të rekomandoj të flasesh me psikolog unë se di a mundem të flas ti bisedo gjitha të mirat .

  6. Ana says:

    Kjo gjendje ështe kaq e poshter, te jetosh ne frike dhe ankth cdo moment te dites, eshte kaq e veshtire. Frika nga vdekja ,frike nga cmenduria , ???

  7. Rea says:

    Pershendetje toni, e kam gjetur veten fiks tek simptomat e tua. Prej 2 vitesh jam si ty, pad nje atak paniku cdo gje ne jete ndryshoi, ankth derealizim dhe depersonalizim 24 ore ne 24, cdo moment, eshte e lodhshme, torturuese, e tmerrshme por ja kam dal mos te ndaloj se beri kurre gjerat qe dua, mundohem ta vazhdoj jeten normal . Shpresoj qe nje dite ta kalojm kte gjendje dhe ta ndjejme
    Jeten dhe ngjyrat e jetes si me pare.

  8. Toni says:

    Edhe un jam kam dal per 7 vite ..por u bene 3 muaj qe jam ne gjendje te tmerrshme..ndjehem shums i shkeputur nga vetja dhe smund te bej asgje si me perpara qe dhe pse i kisha simptomat ja dilja ta vazhdoja jeten ..jam futur ne nje rreth vicioz qe nuk di cfare te bej ..mendoj se ndoshta kam dhe depresion keto kohe qe eshte bere gjendja kaq e rende..?

  9. Rea says:

    Pershendetje, doja te beja dhe nje pyetje per ty toni ose te tjere qe kane derealizim depersonalizim, a shikoni erret ? Une e kam shikim te turbullt dhe te erret sidomos kur vjen mbasditja. Po me cmend kjo simptome

  10. Rea says:

    Toni po derealizmin sa kohe u bene qe e ke? Pervec ankthit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV