Mati 24.09.2020
Pershendetje jam nje djal 29 vjeqar .jam ne nje pune qe 6 vite punojn ne administrat te nje firme .kom psa shum stres .pasi filloj karantina mbetum ne pushim .nja 10 dit sikur pata nje letesim te madh po pas naj 10 -15 dite fillun disa mendime sikur koha po hec shume shpejt.po plaken prinderit sun e paramendoni sa keq u ndisha .pas ksaj filloj mem kaplu mendimi se nuk kam shok kam me met vet. mu doke vetja si budall .thojsh vetiti mu kan mire kishe pas shok.”nuk jam tip shum i shoqerushem .kur jane shume persona
sikur m lidhen mendimet.kam frik qe gjykohem.pastaj ja fillova punes po nuk e di mu blloku edhe ma shume kryt sikur u verbova *ama shume mire pasha*dyshojsha ne qdo send .edhe kur folsha me nje njeri thojsha a jam tu fol me ta a asht tu mu dok.disa koleg mdoket e kan vrejt qe sjam bash mire e i kom pas disa ngacmime qe mu m kan shkaterru edhe ma shume .thojsha edhe ktyne po ju dokna budall.tash koh pas kohe m kalon po pak dikush me ba hajgare me mu un shume seriozisht e marre.ama edhe pse punen e kam me pergjegjesi as nje gabim se kom ba gjat asaj periudhe “qaty e arsyetojsha vetin
Tash kam frik me nejt me nejt me qata koleg qe mdoket qe po bajn hajgare me mu “apo mu po mdoket .
Mbrenda 12 vjete 2 here kom pas depresion .ne moshen 16 vjeqare u kan katastrof kom mednu qe jam homo *nje person mashkull 8 vjet ma i madhe se une prej kur i kom pas 9 vjet m ka perdor per sekss po e kom kalu pa
mjekim .pastaj ne moshen 22_23 pak a shume simtomat si tash i kom pas.
Tash spo di a duhet te drejtomh te ndonje psikater opo psikolog
Harrova te ceki jam i martun kam nje vajz dhe nje djal dhe bashkeshorte te mrekullushme .po shume i zbrazun po ndihna.shpresoj qe do te marr pergjigje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Të përgezoj që po kërkon ndihmë. E di se sa e vështirë është kërkimi i ndihmës ndonjëherë, pavarësisht se vuajtja mund të jetë e madhe.
Më vjen keq për çfarë të ka ndodhur kur ke qënë 9 vjeç. Abuzimi seksual është krim dhe ngjarje shumë e rëndë për nje fëmijë. Siç ti përshkruan , pasojat janë disa. Mesa kuptoj , efektet e kësaj traume të janë shfaqur me simptoma të depresionit, disocim, frikë për jetën dhe sigurinë, paranonja dhe çështjet të lidhura me orientimin seksual. Të gjitha këto simptoma shumë të zakonshme të traumës, dhe njekohësisht shumë të vështira kur përjetohen.
Dhe karantina ka shërbyer vetëm si ngacmuese e një gjëndje që ka qënë aty më parë.
Do të të sugjeroja të takoje nje psikoterapist të specializuar ne trajtimin e traumave, dhe sipas vlerësimit, nëse ai e gjykon te arsyeshme , mund të të referoje edhe tek nje psikiatër. Mundet që mjekimi të shkojë paralel me psikoterapine, por duhet bërë nje vlerësim i gjëndejs tënde fillimisht.
Uroj të jesh mirë dhe të përgezoj për proçesin shërues që ke nisur. Ndihu i lire të më shkruash nëse ke nevojë.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike