Këshilla/Blog

22.10.2017

Se pari pershendetje per juve te kualifikuar qe gjeni kohe te ktheni pergjigje neve qe kemi nevoje per juve..Po filloj dhe historinë time rreth depresionit qe me pas me sjelli atakun e panikes, kisha nje lidhje 13 vjeqare me nje djal te qytetit tim te dy familjet tona ishin te informuar per neve, kishim plane te ndryshme te jetes si cdo çift per familje etj…Por pas ketyre viteve un pa menduar ngela shtatzene kisha diku 2 muaj e gjysme dhe nuk po e vereja fare, kur papritmas e verejta se nuk eshte diqka ne rregull, keshtu kuptova dhe i tregova te dashurit se un jam shtatzene dhe prisja nje gje pozitive pas gjith atyre planeve, pergjigjen qe un mora ishte: AS PER SHAKA MOS E THUAJ..MOS ME STRESSO..SKAM KU TE QOJ..gjuthqka para syve ai njeri me zhduki ne jetë, me tha duhet te gjej parat per ta bere heqjen e femijes ??,te them te drejten eshte ndjenja me e keqe kush e ka provuar e di. e bera gjith proceduren duke qajtur gjat gjith kohes sa qe edhe Doktoresha me tha dua te dal jasht e ti bertas atij njeriu ai eshte kriminel bertiste ajo…kur vajta ne shpi gjendja ishte teper e lodhshme,ai djali u zhduk nga faqja dheut, aty filloj gjendja depresive ku sdoja asgje me prej jetes sepse nuk shikoja asnje gje te bukur thjesht qaja…fillova me terapi si xanax 0,25 nje lloj antidepresivi rreth 2 jav por e lash sepse njerzit me thonin do krijosh varesi,fillova te lexoj per depresion aty u mundoja te sherohesha natyral por e pash qe kerkon shum mund te tejkalosh gjendjen, pas kesaj gjendje un kalova ne atak te panikes ku skisha fare info reth tij por nganjeher me kapte nje nxehtesi nga posht barkut me shkonte tek koka, qafa djersitej, duart kishin dridhje, frik se do me ndodhte diqka sepse un kam dal vetem, frymarrje te shpejt duket sikur fyti po ngushtohet,prej gjithë kesaj gjendje qka un desha ishte nje dor e nje njeriu te me ndihmonte qoft me nji fjal te vogel, pa perkrahje fare qe 7 vite me kete ankth e panik jam deri tani perdorja vetem helex 0;25 mg per at moment qe un kisha atak te panikut sepse un nuk mund te rri ne mes te njerzve ose vetem ne rrug pa at hap,t ani jame fejuar dhe prap kam ngel shtatzene me eshte dasht ti nderpres menjeher hapat helex 0,25 sepse kam degju qe sduhet per shkak te femijes , por gjendja ime eshte keqsu shum prap po rri vetem brenda dhe po qaj shum, po kam frik shum per veten…me ndihmo te lutem ????

  1. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendetje dhe urimet me te mira per nje shtatzani sa me te mbare. Me vjen shume keq qe prej kaq kohesh je ne kete gjendje te veshtire dhe mesa kuptoj te ka munguar ndihma dhe mbeshtetja e duhur e njerezve te tu te dashur.
    Pasi nje vajze ose grua zgjedh apo detyrohet te nderprese shtatzanine, pavaresisht arsyeve, gjithmone kalon nje gjendje te keqe emocionale dhe me humor te rene sic ndodh pas humbjes/vdekjes se dikujt. Pra eshte deri diku normale qe te jesh ndier depresive. Per me teper qe ne te njejten kohe ti ke humbur edhe te dashurin ose te pakten ate qe besoje se ishte I dashuri yt dhe je braktisur prej tij ne nje menyre traumatike. Sa here qe ne jete ndodh nje ngjarje e tille traumatike, pra e forte emocionalisht dhe qe te ndryshon jeten, le gjurme ne kujtesen e ndjenjave dhe ne mendimet tona. Tani qe ti je per here te dyte shtatzene, keto gjurme gjallerohen, pra zgjohet frika e braktisjes, e humbjes se femijes, edhe pse mund te mos kesh asnje arsye reale per te menduar se te gjitha keto mund te ndodhin. Nuk e di sa e sigurt ndihesh ne marredhenien me te fejuarin tani, a ishte nje shtatzani e planifikuar apo jo dhe si e priti ai kete fakt? Nese disa rrethana apo reagime ngjasojne me ato te se kaluares ku ti ke perjetuar traumen, me shume gjase edhe ankthi tani tek ti rritet.
    Nga ana tjeter dua te them se eshte e vertete qe njeriu duhet te perpiqet me forcat e veta ti kaperceje gjendjet e veshtira, por ndonjehere keto forca nuk mjaftojne. Nje mjekim I mire I dhene me kujdes nga nje mjek qe te degjon dhe e kupton historine tende, e lehteson luften me depresionin apo ankthin. Nese ti ke marre antidepresive vetem per dy jave, kjo eshte njesoj sikur te mos kesh marre aspak, pasi antidepresivet veprojne ne organizem minimalisht pas 4 javesh qe ka nisur trajtimi. Gjithsesi, tashme ti je ne situaten qe nuk mund te marresh asnje lloj mjekimi per shkak te shtatzanise, por nga ana tjeter duket qarte se ke nevoje per nje trajtim profesional dhe nuk duhet ta lesh veten pa u kujdesur. Une do te sugjeroja takimet me nje psikolog ose psikoterapist, te cilat se paku do te ndihmonin te ndaje gjendjen tende me dike dhe te mos e mbaje te gjithe shqetesimin per vete si dhe te mesoje te qetesoje veten me disa teknika te frymemarrjes. Shtatzania ne vetvete nuk eshte periudhe e lehte, vecanerisht gjate muajve te pare ajo karakterizohet nga luhatje te forta dhe shpeshta te humorit si pasoje e luhatjeve hormonale. Duke patur nje histori te gjate shqetesimesh, paniku si ti thua, edhe nje shqetesim shume I vogel mund te te jape friken se po te ze paniku. Mendoj se ka edhe shume gjera te tjera te rendesishme qe duhen marre ne konsiderate per te pare se cfare te ben dem dhe cfare te ndihmon ne jeten tende: si ndihesh me te fejuarin, si jane marredheniet me familjen tende, etj. Dhe mbi te gjitha eshte e domosdoshme te vleresohet shkalla e depresionit ne te cilin ti je. Per kete arsye mendoj qe eshte e domosdoshme te lesh nje takim me nje profesionist te shendetit mendor. Nuk e di nese jeton ne Tirane, dhe nese jo, sa mundesi ka ne qytetin ku jeton per te gjetur nje te tille. Nese te duhet me shume informacion ne lidhje me kete gje, te lutem shkruaj serish.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV