edison 20.10.2021
kam ankth qe 8 mauj kam pat dhimbje gjoksi nga ana e zemres edhe tani me kan kalu po pom doket apet dojn me ja nis jam ka e kom bo akg me ultrazanen me krejt teper zemra mka dal mire a osht nromale edhe a osht rrezik se kam tut edhe me flejt naten edhe me rra shum zemra kaher
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Dhimbja e gjoksit, kur ekzaminimet mjekësore dalin mirë, mund të lidhet me ankthin që ti po përjeton prej 8 muajsh.
Të sugjeroj të gjesh mënyra praktike për ta menaxhuar ankthin, si ushtrime relaksimi dhe ushtrime të ndryshme fizike të cilat mund të jenë tepër ndihmuese në këtë drejtim.
Trupi “e ndien” shqetësimin që ti po përjeton dhe fillon ta shfaqë atë përmes simptomave fizike, si ato që ke listuar. Duke punuar me trupin (frymëmarrja, muskujt) mund të fillosh të ndihesh më qetë.
Gjithashtu, të sugjeroj që të flasësh për më tej me një psikolog/ psikoterapist, që do të të ndihmojë të gjesh mënyra efikase për ta përballuar ankthin që po përjeton. Ankthi mund të ketë burime apo shkaqe të ndryshme, ndaj me ndihmën e një eksperti, do mund të gjesh mënyra për ta trajtuar atë.
Në faqen “nukjevetem.al” ka një shërbim chat-i pa pagesë, ku, në kohë reale mund të bisedosh me ekspertë dhe të marrësh ndihmë të mëtejshme.
Uroj ta kalosh këtë gjendje ankthi dhe të ndihesh sa më mirë!
Të përshëndes,
Lediona Braho
Psikologe