EH 15.03.2022
Pershendetje. Kam nevoj te kontaktoj me nje ekspert. Po vuaj nga ankthi. Po behen disa muaj qe e vuan shume. Kam patur eshe me perpara ndjesi te tilla por me te zbehta tani fiksuar keq. Me merret feyma. Me rreh zemra shume. Me vine mendime te keqia. Kam 2 femije . Gjate gjitbe kohes kam ne mendje non stop sikur do ndodhi dicka e keqe femijes tim . Jam fiksu keq tek vajza. Kam mendime te keqia aq sa nuk i shkruaj dot. Mendoj se sdo ta kem. Kam frik shuuume. Ju lutem si te largoj keto mendime kam frik se mos i ndjedh keq femijes tim.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe e ke ndare me ne shqetesimin tend. Te rekomandojme te ndjekesh videon e meposhtme me disa teknika specifike per menaxhimin e ankthit ne situata ne te cilat ju mund te ndjeni veshtiresi.
https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Gjithashtu mund te konsideroni dhe mundesine e te biseduarit drejteperdrejt ne chat me nje prej psikologeve te faqes ne oraret ne te cilat ata ndodhen ne linje.
Oraret i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem