Këshilla/Blog

09.06.2016

Pershendetje. Jam me sezon provimesh dhe ndjehem ne ankth gjate gjithe kohes, jam komplet e shperqendruar, gjate nates qe mundohem te fle gjate gjithe kohes me del gjumi, flej me shkeputje dhe zgjohem shume me heret se sa zakonisht. Gjate gjithe kohes e kam ne mendje “duhet te mesoj, duhet te mesoj, duhet te mesoj”, por gjithmon i shtyj deri ne fund deri ku skam ku shkoj me. Sa here qe kap librat ne dore ne fillim ndjej shume ankth, fillojn te me shtohen te rrahurat e zemres kam veshtirsi ne frymarrje, kjo gjendje zgjat ndoshta 20 min. Pastaj sikur filloj te qetsohem pak, perpiqem te lexoj por nuk kam perqendrim fare, lexoj nje faqe ndoshta dhe me iken mendja diku tjeter, ose lexoj dhe se di cfar lexoj. Se di cfar te beje qe te dal nga kjo gjendje. Vitin e kaluar po ne kete periudh isha poashtu ne kete gjendje, ankth gjate gjithe kohes, nervoz, irritim. Pastaj fillova te kem dhe probleme fizike, dhimbje stomaku, me binte te fiket, probleme me lekuren. Une kam ekzemen qe e vogel por ne pergjithsi nuk kam pas probleme me te, me eshte shfaq shume rrall edhe kur me shfaqej, me shfaqej ne nje siperfaqe te vogel dhe kalonte shume shpejt, deri vitin e kaluar qe me eshte shfaq pothuajse ne te gjithe trupin deri tek kapaket e syve. Edhe kjo pastaj ishte nje shqetesim ne vete.
Notat e mija nuk jane fare te mira, dhe kjo me shqeteson shume, kjo me bene qe te ndjehem komplet e pa vlere ne sy te profesoreve dhe kolegeve te mi. Do doja shume qe te mund te mesoja si duhet, te mesoj rregullisht, te jem e suksesshme ne shkolle por nuk e di se si!

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone.
    Nga sa ju tregoni duket se perjtoni stress te forte ne situata ku kerkohet impenjim dhe pune nen presionin e kohes, sic eshte sezoni i provimeve. Deri diku te perjetosh stres ne situata te tilla eshte normale, pasi sherben si nxitje per te vepruar. Por nga pershkrimi qe ju i beni situates suaj perjetimi i stressit duket se eshte shume i larte dhe i shoqeruar me episode te ngjashme me atakun e panikut (ju citoj “fillojn te me shtohen te rrahurat e zemres kam veshtirsi ne frymarrje, kjo gjendje zgjat ndoshta 20 min”). Trupi i njeriut reagon ndaj stresit edhe fizikisht, jo vetem emocionalisht prandja edhe ju tregoni per dhimbje fizike, dhimbje stomaku apo probleme me lekuren. Nuk e di se si eshte situate juaj ne fushat e tjera te jetes, por do te ishte e nevojshme te dija nese ka ndodhur dicka tjeter qe ju ka shqetesuar? Cfare ju ka penguar te arrini rezultate? Cfare ka ndodhur ne jeten tuaj ne kete periudhe qe mund te kete ndikuar te vetevleresimi juaj? A ka qene kjo dege e zgjedhur ne perputhje me aftesite tuaja? Nderkoheju mund te beni shume per te ndryshuar situaten. Filloni te ananlizoni qendrimin tuaj lidur me te mesuarin. A jeni ju sistematike ne te mesuar? A studioni ju duke nxjerre ceshtjet me te rendesishme, perkufizimet,ceshtjet tipike, etj., apo i lexoni librat si romane? Ne cilen kohe te dites studioni zakonisht? A eshte kjo koha kur ju jeni me productive apo thjesh koha qe mbete e lire pas aktiviteteve tuaj? Perpiquni te ndani kohen e studimit nga veprimtarite e tjera,pra studioni pa pranine e TV apo telefonit.
    Jepini kohe vetes te kryeni edhe veprimtari qe ju qetesojne.
    Shresoj qe ju te keni gjetur ndihmen qe kerkoni, gjithsesi ju ftoj ten a shkruani serisht.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV