Irma 21.12.2020
Pershendetje jam nje qe kam humbur kujtese nuk dal dot prej shpi nuk di ku shkoj me duket se i bej keq vetes dhe te tjerve me dicka me thot te heq rrobat nuk rri dot me askend nuk rri dot as me nje vend me kapin krisa te forta dua te bertas nuk e njof askend as veten time me nuk po njof me oren vendin. Kam perdorur estram 10 mg dhe sedocil
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar dhe ndjes per vonesen ne pergjigje. Nga pershkrimi i shqetesimeve qe po kalon duket se je nen ndikimin e ngarkesave te medha emocionale dhe keto simptoma mund te kene shkaqe te ndryshme. Duket sikur je ne konflikt me veten dhe nuk po gjen rehat me ate qe je. Thua qe nuk e njohe me veten dhe kjo mund te kete lidhje me faktin qe je duke u perballuar me ndryshime te medha ne lidhe me veten. Medikamentet qe ke perdorur synojne te stabilizojne gjendjen e ankthit dhe me sa duket nuk jane te mjaftueshme per te adresuar te gjitha shqetesimet qe po kalon. Te keshilloj te konsultohesh dhe njehere me mjekun psikiater qe ti ka dhene keto medikamente e ti pershkruash ne detaje te gjitha keto ndryshime qe po perjeton. Gjithashtu te marresh ne konsiderat psikoterapin pasi mendoj se do te te sherbente per te mesuar se si te menaxhosh intensitetin e larte te ndjesive me te cilat po perballesh. Te uroj gjithe te mirat.
Dorina