07.03.2018
Persh stafi dhe ju pergezoj per kte faqe qe keni hap.. Un qe po ju shkruaj jam nji djal 30 vj dhe po bej nji dekad me ankth. Kam medikamente si xanax anafranil pi kam len po bej 3 vjet.tani me ka kap ankthi perseri dhe po mar djazepam me pika dhe elicea dhe kto me kan ber shum mire po sa qetsohem mundohem ti shkepus se lexoj qe jan shum te forta si ilace dhe me kap frika.. Habitem qe xhdo mengjes me kap ankthi me del gjumi ne te njejtin orar dhe me kap keq cfar nuk mendoj me duket sikur do vdes sikur do cmendem dhe me kap me keq si ankth edhe diten me jep nji si keputje trupi dhe pak si marje mendesh me duket vetja si ne ender gjunjet i kam shum te lodhur
. do doja shum te merja nji pergj te sakt nga ju qe cfar mund te bej te me iki ky ankth.?. Ju flm
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pёrshёndetje Turi,
Nё trajtimin e ankthit dhe tё gjitha shqetёsimeve tё tjera tё ngjashme ёshtё shumё e rёndёsishme tё qёndrosh nё kontakt tё rregullt me profesionistёt pёrkatёs. Nga letra jote bёhet e qartё se tashmё ke kohё qё konsultohesh me mjek psikiatёr, I cili tё ka rekomanduar mjekimet qё pёrshkruan.
Mjekimi është një mënyrë e përballjes së ankthit, e cila shpesh herë funksionon dhe mjafton që ankthi të mos përsëritet më, por në mjaft raste të tjera, ankthi mund të ripërsëritet pasi mjekimi nuk shёrben pёr tё ndryshuar format e tё menduarit dhe mekanizmat psikologjikё tё cilat aktivizojnё dhe mbajnё ankthin tё pranishёm nё jetёn tёnde.
Pikёrisht pёr tё eksploruar burimet e ankthitr tёnd, format e tё menduarit dhe mekanizmat qё aktivizojnё anktin tek ti, do tё ishte shumё e pёrshtatshme tё konsultoheshe me njё psikoterapist tё kualifikuar. Psikoterapia ёshtё njё proces afatgjatё ndёrveprimi sistematik me njё psikoterapist, pёrmes tё cilit analizon dhe eksploron burimet, mekanizmat dhe modelet e ankthit tёnd (psh. pse zgjohesh rregullisht nё tё njejtёn orё nё mёngjes) si dhe pёrmes tё cilit mundet të ndërtosh mekanizma të përshtatshëm brenda teje për t’u përballur me ankthin. Në rast se nuk mundesh të drejtohesh tek një psikoterapist i kualifikuar, ёshtё e rёndёsishme tё mbash kontakte tё rregullta me mjekun psikiatёr dhe tё ndjekёsh kursin e mjekimit qё mjeku pёrshkruan. Kjo do tё thotё gjithashtu qё pavarёsisht padurimit tёnd pёr tё jetuar pa mjekim, ndërprerjen e mjekimit mund ta bësh vetёm duke u konsultuar me mjekun, jo vetëm, për kohën se kur duhet ta ndërpresësh, por edhe për mënyrën se si duhet bërë shkëputja.
Besoj që duke punuar bashkë me një profesionist të kualifikuar, do të mundesh ta kuptosh ankthin tёnd dhe kapërcesh atë ditё pas dite.
Të uroj gjithë të mirat,
Blerta