Këshilla/Blog

09.05.2017

Pershendetje! Jam 26 vjec Vajta disa kohe jam ndar nga burri jetoj vetm me femit por sjam divorcuar akoma, por gjat kohes qe kam qen e martuar kam njojtur nje djal te ri beqar e me kete u dashurova edhe ai me mua sepse jetn me burrin e kisha te zez nje terr i vertet vetm me keq trajtonte theksoj se tradhetoja i rrija korekte por ai degjonte familjen e per gjera te vogela ne ziheshim e benim shtepin katrahur kur i thon me vinte keq pet femit edhe mundohesha t mbyllesha ne dhom te qaja edhe pasi te kisha marr nje drru te mir nga burri ne sy te femive por femija me jepte pak forc por personi qe kisha njojtur me jepte dyfish forc e kurajo me donte ashtu si isha e per cka kisha se kish problem u dashurua marrezisht me mua edhe me thosh ta leja burrin e te jetoja me te sepse jetn me burrin e kisha ferr cdo dit. Un se kam deshiruar kurr te jem nje femer e ndar te ndahem nga familja qe krijoj per mua ka qen e shenjt por fati qe me solli zoti me ate njeri qe e pamundur e leshova veten kundrejt keti djalit te ri sa mua burrin e kisha 10 vjet me te madh! Tani jam ne hall sepse kam frik te dal nga shtepia se mos burri qe e lash me ben dicka te keqe me vret seps eflet me femit e me thot me ze qe ta degjoj do te vras po ke tjt sepse me lutet qe ka ndryshuar e me do por un dua djalin qe jam tani ai me jep dahsuri e forc per gjithcka jam ne hall mos me merr femit burri se dua kete gje. Jam ne hall te madh per lidhjen qe kam krijuar askush se di se jam me kete djal vetm nga frika e burrit e kam un ndersa djali qe kam ne kra zdo te kem frik seps eme do e do me mbroj nga ai e cdo kush. Zdi cte bej kete vendim te fshehtesis e kam marr un sa te marr divorcin por kam frik mos me vret burri sepse esht i fiksuar me mua dhe jam pak e bukur si femer! Flm. Shpresoj ta lexoni dhe tme jepni nje zgjidhje me fjalet tuaja

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na je drejtuar për gjithë shqetësimet e mendimet e tua të momentit.
    E kuptoj dhe e ndjej që situatet që ke kaluar gjatë marrëdhënies bashkëshortore kanë qenë të vështira e lënduese për ty dhe me aq sa ti përshkruan marrëdhënia me (ish) burrin nuk ka qenë e mirë, pavarësishtdëshirës tënde për të mos u ndarë e për të patur një jetë me të.
    Ndërkohë që ndarjet nuk janë të lehta pavarësisht dinamikave të lidhjes dhe kohës kur ndodhin. Me sa duket edhe (ish) bashkëshorti yt nuk e ka pranuar apo gëlltitur këtë ndarje dhe mbase kjo do të kërkojë kohën e vet, kështu që përpiqu që ta kuptosh edhe këtë prespektivë, po sigurisht pa justifikuar asnjë veprim të tij që mund të jetë dëmtues për ty për të vazhduar jetën.
    Duket se situate është e vështirë duke patur parasysh që janë të përfshirë edhe fëmijët dhe ata janë të ekspozuar ndaj fjalëve e mendimeve të ndryshme për të cilat nevojitet gjithashtu të kujdesesh.
    Nuk e di ne rast se ju keni folur për ndarjen midis jush apo në rast se ka persona në rrethin e familjarëve apo shoqërisë së (ish) bashkëshortit që mund të ndikojnë pozitivisht te ai për ti bërë të kuptoj drejt se marrëdhënia midis jush tashmë është mbyllur.
    A ka persona që mund të influencojnë apo qetësojnë (ish) bashkëshortin tend përgjatë këtij procesi për të kuptuar që ju jeni të ndarë? A mund të flasësh me ta, si mund të ndikosh?

    Më lejo gjithashtu që të të drejtoj disa pyetje të tjera që në fakt nuk janë adresuar në letrën tënde por për të cilat mendoj që është I nevojshëm reflektimi (në rast se nuk janë kapërcyer si pengesa): A ke qenë e qartë me (ish) bashkëshortin për ndarjen midis jush, arsyet, faktin që nuk do të ketë më rikthim? Ka ndonjë sinjal apo dicka që e bën (ish) bashkëshortin tend të shpresojë në këtë lidhje?

    Duke qenë se ti ke bërë një zgjedhje tashmë dhe jeton e pavarur nga burri yt, më vjen mire në rast se ke gjetur një partner tjetër për të ndërtuar dhe eksploruar një marrëdhënie të shëndetshme e të ngrohtë. Madje unë do të këshilloja që këtë marrëdhënie ta ndërtoje sa më larg dinamikës emocionale të ishlidhjes tënde. Lejo të krijohet dicka individuale midis jush. Përpiqu të limitosh të folurën për (ish)bashkëshortin etj.
    Por ndërkohë duke qenë se ka dale nga një lidhje e vështirë, në gjykimin tim është mire që ta marrësh me qetësi e reflektim edhe lidhjen e re, deri në stabilizim të saj.

    Mbase kjo e gjitha është një periudhë që kërkon të marrësh pak kohë në një situate emocionale duke reflektuar për gjithë gjërat që u përmendën më lart. Në rast se frika është madhore nga (ish) bashkëshorti yt, atëherë do të ishtë mire të ishe e kujdesshme, të mbështeteshe te familjarët a persona të afërt për tu kujdesur për ty e fëmijët në këtë situatë e gjithashtu edhe në ndihmën e autoriteteve përkatëse në rast kërcënimi.

    Duke shpresuar që përgjigja të ketë qenë ndihmuese për ty, të uroj realisht gjithë të mirat më tej dhe një lidhje të lumtur për ta shijuar hapur dhe plot.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV