Këshilla/Blog

Ndjekës 18.02.2024

Kisha menduar se e gjeta punën që do ishte për mua një fillim i mirë, pranë fushës së studimeve që kam kryer. Po mbush 4 javë në një shoqatë ku jam regjistruar si e punësuar. Personi në krye nuk ka ende besim tek unë, se në fillim isha e pasigurtë(çështje fillimesh)Jam e regjistruar me rrogë minimale, më pak 300.000 lekë të vjetra, për arsye se punoj vetëm 5 orë. Ankthi im lidhet me potencën e personit që kam mbi krye. Druhem nëse nuk pëlqej rregullat e saja, ajo mund të jetë pengesë pēr mua nē të ardhmen në shoqata të tjera, apo nëse ahpjegoj se për hir të familjes kam nevojë për më shumë të ardhura, prandaj po të largohem krijoj mosbesim te punëdhënësit. Tani për tani më duket i mirë si mision, por kam ankth nga leku i pakët, vazhdimësia, eprorët. Dua një këshillë. Kam investuar për veten, midis gjithë problemeve të mia psikoemocionale.

  1. XY says:

    Pêrshêndetje ,Kujdes konfidencën ,vetëvlerësimin dhe mënyrên si e shpreh veten,sepse nga
    Qëndrimi qe ke do të peshojne e koleget sa vlen në punë.Ti mund tê kesh vlera po nëse shfaq pasiguri,nëse e ben te dukshme kte askush sdo
    Te mari seriozisht,ki kujdes që ne kto caste ankthi ,dobësie e dyshimi mos të lejosh munges respekti,injorim nga bashkepuntoret,Edhe shefa te jene ,se ka njerez e kanë te natyrshme te ven poshte e te shikojn shtrember ,mund ti nxisin njerezit e punes kunder teje.
    Behu e forte,trego kufij personal dhe bej punen tende.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV