Këshilla/Blog

25.04.2019

Pershendetje jam 35 vjec prej disa vitesh me filluan shqetsime te vogla lidhur me shendetin dhe menjehere mendimi i pare ishte kancer .
Keto shqetsime u reiten me kalimin e kohes dhe tani kam shqetsime me shume me dhimte stomaku bera nje skaner isha ok, kisha shqetsime nga gryka si pasoje e refluksit te stomakut dhe me dukej sikur mbytesha gjithe kohes bera kontrolle por me thane qe ske gje.
Tani para 1 muaji kalova gripin dhe ajo me la nje trullosje te lehte te kokes dhe maramendje te lehta bera nje rezonance dhe skisha gje me thane.
Puna eahte qe kjo gjendje me ka lodhur skam me deshire te punoj as fuqi spo dal me shoket dhe shpesh here dal nga kontrolli duke berritur e duke kerkyar ndihme se me duket sikur do vdes nga ndonje semundje, me kap ankthi e paniku.
Prinderit me luten te drejtohem te nje psikiater un mendoj se i kam reale keto shqetsime .

  1. M.A says:

    Oh ky eshte njeri nga ankthet me te keqija ,un jam keshtu qe dy vite nonstop me dhimbje me shqetsime te ndryshme sa nuk durohen me,kam bere analiza te shumta asgje nuk kam pasur por kam frik ende nga semundjet,mirepo tani jam duke bere seanca me nje psikologe eshte shume e mire Lumnije Telaku nga Prishtina dhe tani pak mu kan larguar kto mendime megjithse dhimbje po kam te ndryshme po nuk po ia ver veshin shum e shum ..shpresoj te na kaloj se esht met vertet gjendje e rend per neve te cilet e kalojm .Gjith te mirat.

    1. Bleta says:

      Si jeni tani, a ju eshte perserit dhe sa ju ja ndihmu psikoterapia?

  2. Anonymous says:

    Falemindetit edhe un uroj tu kaloje sa me shejt mgjs ndonjehere mendoj se kjo gjendje sdo mbaroje asnjehere .

  3. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Pikësëpari ju falenderoj për pyetjen dhe e vlerësoj pérpjekjen tuaj për të kontaktuar nukjevetëm lidhur me shqetësimet tuaja, kjo për më tepër kur e keni vërtet të vështirë të mendoni një përgjigje alternative ndaj tyre nisur nga besimi që keni se ato janë reale. Megjithatë doja t’iu térhiqja vëmendjen lidhur me faktin se shpeshherë, megjithëse nuk e dimë dhe e kemi të pamundur ta konceptojmë si fenomen, dhimbjet shpirtërore që përjetojmë, brengat e ndryshme, frika nga depresioni, manifestohen mjaft shpesh si shqetësime dhe dhimbje fizike, si frikë nga vdekja, si ankth, panik e humbje kontrolli. Do të dëshiroja të dija më shumë rreth “shqetësimeve të vogla” të fillimit që çuan në mendimin për kancer, e më pas tek simptomat e tjera; çfarë ngjarjesh nga jeta paraprinë këto shqetësime fizike etj. Mbetem në dispozicionin tuaj. Gjithë të mirat.

  4. Xh says:

    Prsh ! Jam 22 vjec,Kam 6 viet qe vuaj me gjendje te madhe ankthi , dhe kohet e fundit tani kam fiksimet sikur do kem semundje te keqe nga sikleti qe e mbaj mendjen aty gjith kohes kam si mpirje dhimbje fyti dhe veshi kam ndjesi sikur prek dicka me gjuhe ne fyte, kam bere dy here kontrolle per fytin, veshet dhe me kane then qe ske asgje , problemi im esht se prap nuk jam bindur me vizitat qe kam ber . Akoma jam e fiksuar sikur kam dicka te keqe ne fyt dhe vazhdoj te kem dhimbje dhe frik shum te madheee se sdua te

  5. G says:

    Pershendetje Xh..
    Edhe un jam 27 vjeqar dhe kam dy vite qe vuaj nga ankthi dhe kam tani kete problem me fytin me duket se prek diqka me gjuh ne fyt me duket se kam ndonje xhung ne fyt me pengon diqka edhe kur ha ushqim me pengon nga njera an sikur me mbet ushqimi dhe kam dhimbje te fytit te bajameve.. kur gelltitem me veshtirsi gelltitem.. A i keni edhe ju keshtu?
    Ju flm per mirkuptim..
    pres pergjigjen tuaj .. Gjith te mirat G

  6. Xh says:

    G pershendetje! Po te njejten gje kam dhe un qe po me streson cdo dite e me shum , shkova bera nje vizite dje dhe doktori tha nuk shoh gje shqetesuese me shum te vjen nga refluksi stomakut thaa , por ilacet i pi qe me dha per stomakun dhe prap te njejten gje kam , tani kam nje kontroll tjeter per te ber ne daten 28 e se di cdo me thot

  7. G says:

    Pershendetje Xh..
    Nuk ke pse shkon te mjek pasi qe vuan nga ankthi edhe ti qe 6 vite esht e ditur se nga ankthi e kemi mua kjo shpesh me ka ndodh qe kur kam filluar te kem ankth stres me eprseritet shum shpesh dhe mandej me hiqet mbas nje kohe.. ne vet ja bejm vetes un vet fiksona vetem e preki fytin mos kam diqka edhe mandej me shtohet vetem se dhimbja kur nuk ja ver mendjen me hiqet .. se edhe un shum neper mjek jam endur sa mo nuk di as ku te shkoj e kam lene nuk shkoj me kam filluar seanca me psikolog me ndihmon kjo pak..
    gjith te mirat.. Per qfar keni me be kontrolle tani prap?

  8. G says:

    Pershendetje Xh..
    Deshta te di qfar ju than per kontrollen ?

  9. G says:

    Prsh.. perse nuk pergjigjeni Xh..
    kam nevoj te di qfar te than ne doktor.
    Gjith te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV