Këshilla/Blog

Rr 30.08.2021

Pershendetje,jam djal 18vjeqar dhe ka qe 1muaj qe me jan paraqitur keto simptoma si lodhje,shtrengim ne kokë,mpirje e kokes,rrahje te shpeshta te zemres dhe veshtirsi ne frymarrje.
Sikur qe jam duke ndenjur hutohem duke shikuar ne nje vend me nje fjalë humbas fare me mpihet i gjith trupi pastaj me kalon dhe fillojn rrahjet e zemres dhe paniku se qfar eshte duke me ndodhur.
Ju lutem qe te me ktheni nje pergjigjie e cila do te me ndihmoj sepse me te vertet qe nuk po mundem ta duroj ketë pasi me duket vetja qe jam qmendur dhe nuk kam per tu sheruar kurr.
Faleminderit paraprakisht!

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    Simptomat që po përjeton mund të jenë treguese të një gjendjeje ankthi. Do të të sugjeroja të informoheshe duke lexuar informacione për ankthin dhe të kërkoje disa mënyra sesi mund ta përballosh atë (teknika relaksimi, ushtrime fizike etj.).

    Zakonisht ankthi fillon në përgjigje të një situate që mund të ketë ndodhur së fundmi (para një muaji, siç ke shkruar në letër) ose edhe më herët.
    Çfarë mund ta ketë shkaktuar? Çfarë mund të të ndihmojë për ta përballuar më mirë? Ka momente të caktuara kur i ndjen më fort simptomat? Çfarë do të të qetësonte? Për çfarë ke më shumë nevojë tani?
    Këto pyetje mund të të ndihmojnë të reflektosh se çfarë e ka shkaktuar gjendjen dhe nëse nevojitet të shmangësh gjëra të caktuara që ta përkeqësojnë gjendjen dhe të kërkosh burime mbështetëse.

    Të sugjeroj që të kërkosh ndihmë nga të rritur/ familjarë dhe persona të tjerë tek të cilët ke besim. Bisedat dhe ndihma emocionale janë të nevojshme për të përballuar çdo gjendje të vështirë.

    Gjithashtu, të sugjeroj të flasësh me një psikolog ose terapist, i cili do të përcaktojë nëse do kesh nevojë për terapi për t’i trajtuar simptomat.

    Uroj që të bësh hapat e nevojshëm për ta ndihmuar veten që ta kalosh këtë gjendje, e cila mund të jetë e përkohshme dhe e trajtueshme. Pasi të bësh disa ndryshime të nevojshme dhe të marrësh ndihmë, besoj dhe shpresoj se do të ndihesh më mirë.

    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV