ankthi 23.05.2022
pershendetje jam nje djal 16 vjec dhe me duket se po vuaj nga ankthi dhe paniku. diten qe me filloi isha krejtsisht noraml cdo gje me dukej normale ate dit kisha pir dy kafe te shoqeruar me duhan te cilat ndanin nga njera tjetra me 2ore kohe kete dit nuk kisha ngren ne mengjes dhe ne drrek dhe kur me kapi ankthi ishte ora 10 e darkes duke u kthyer per shtepi ne fillim se kuptova dhe mendova se po te haja pak buk e te flija gjum do behesha me mir. mengjesin tjeter kur u ngrita isha ne ankth perseri mendime te keqia me pushtonin shkova ne klas po perseri mendimet e kqia me kishin pushtuar derisa e fola me nje shoqen time dhe me beri te qetesohesha e te vija ne vete por edhe pse erdha ne vete perseri frika se mos do me ndohte perseri ishte e madhe e kam biseduar kete gje dhe me familjaret e mi dhe me jan mbeshtetes por edhe pse ka vetem 4 dit qe kan kaluar un pereseri me duket vetja sikur nuk jam mir sepse ankthi vazhdon me duket vetja sikur do te cmendem sikur do bej vetvrasje ose sikur do vdes natyrshem dhe nuk e di per sa koh do vazhdoj sepse me duket sikur nuk jam ne boten reale dhe gjithcka me duket si e pavertet kam patur frik te rri ne ambjente me shok pasi mendoj se mos do me ndodhi dicka e keqe dhe nuk do me ndihmoj kush. ju lutem me ndihmoni sepse frika se do me humbas trruri me trremb dhe kur me duket sikur nuk jam ne realitet perseri me trremb dua te di a esht dicka qe do kaloj me kohen dhe do kthem perseri si me par apo do vazhdoj te vuaj flm nese i hidhni sy ketij problemi
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje!
Faleminderit që na ke shkruar duke ndarë me ne shqetësimin tënd.
Arrij ta kuptoj gjithë frikën tënde përballë këtyrë mendimeve negative që duket se po zaptojnë si mendjen dhe ditën tënde dhe natyrshëm pastaj vjen edhe frika nëse kjo do jetë një gjendje e zgjatur apo se dicka e rëndë mund të ndodhi. Kështu frikërat shkojnë duke ushqyer njëra tjetrën dhe mendimet negative shtohen.
Prandaj një mënyrë e mirë për të thyer këtë ciklin e frikës dhe mendimeve negative fillimisht është të reflektuarit dhe të kuptuarit më mirë gjendjen e ankthit dhe se nga vjen, pasi kjo vjen shumë në ndihmë për ta përballuar atë.
A është ky ankth i lidhur vetëm më shqetësimin për shëndetin? A të ka ndodhur një situatë e vecantë kur ka filluar ankthi? Apo ky ankth lidhet edhe me dicka tjetër në jetën tënde: një person, një pritshmëri e parealizuar apo një shqetësim që ke për të ardhmen?
Përgjigja ndaj këtyre pyetjeve mund të të coj tek arsyeja pse ka filluar apo vazhdon ankthi dhe të pranuarit dhe të punuarit me këtë pjesë con drejt uljes së gjendjes ankthioze.
Do të vinte në ndihmë nëse dëshiron t’i drejtohesh edhe ndonjë psikologu që këtë process ta bësh me nidhmën e tij.
Gjithashtu mund të drejtohesh edhe chat me psikologët tanë në oraret e caktuara për të kuptuar më mirë gjithë gjendjen dhe se cfarë mund të bësh për ta përmirësuar atë.
Në linkun më poshtë gjithashtu gjen një video shpjeguese nga një ekspert i fushës, rreth ankthit dhe disa mënyrave për ta përballur atë.
https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs
Të urojmë më të mirat!
Staf i Nukjevetem.
pershendetje ne fakt shqetesimet e mija kan qen me shum sepse mendoja cdo dit per te ardhmen time dhe si do e ndertoj duke menduar m se koha po kalonte shum shpejt ne momentin qe perjetova ankthin u kthye ne shendetin tim mendor dhe frika se mos do me shoqeroi gjith jeten apo do jet e perkohshme flm qe me kthyet pergjigje