Këshilla/Blog

04.02.2019

Pershendetje
Jam nji djal 28 vjec i martuar me dy femije kam nji jet familjare shum te mire gjithashtu edhe gjendjen ekonomike
Por kam probleme vertet pafund si psh ankthi qe ka 8muaj qe me godet gjat gjith kohes kriza ne kraharor mpirje te krahut te majt mendime te keqia sikur do vdes nga nji moment ne tjetrin
Nuk arri dot shpesh te imagjinoj te nesermen
Skam len analiza pa ber ekg e ca te ishte e mundur gjithmon i njejti rezultat:ankth stres e panik (bera dhe disa seanca me nji psikologe dhe me ndihmoi sadopak )
Avash avash po bindesha qe nga zemra nuk kisha asgje dhe sapo po mu mbushej mendja totalisht nji person i njohur 30vjec kishte patur nji hemoragji te brendshme me duket pankreas dhe e la zemra nga ajo dit makthi mu shenderrua i cdo sekondi
Nuk isha mir mbaja mendjen duke pritur tme ndodhej edhe mua pastaj filluan te dridhur e trupit kjo esht me e cuditshme nga te gjitha dhe sdi si ta shpjegoj me te shkruar ,ne momente te caktuara te dites me vijn si tip flluskash posht lekures si tip perdheu dhe shikoj qe me levizin muskujt posht lekure me sy kjo gje ndodh edhe 50her ne dit edhe fillova te lexoj ne Internet thuhej qe mund te ishte SLA nji semundje e tmerrshme (direkt u vizitova te nji neurolog dhe tha qe je ok por sdi nga se te vjen kjo mund te jet spoliatroza ose ankthi me tha) nga aty e kam harruar zemren pervec momentit kur kte shqetsim ma jep pikerisht te krahu i majt posht zemres ne ate moment e vetmja gje qe bej esht lidhja e hemoragjis personit i cili nuk esht më me zemren time dhe aty pastaj plas nga brenda nuk duroj dot më cdo sekond te dites veshtroj ne qetsi zorret e barkut dhe them cfar hemoragjie mund te me vij
Ju lutem nese keni situate te tilla si tip perdheu posht lekur ne te gjith pjeset e trupit me thoni cfar jan dhe si te veproj
Esht dicka qe nuk me len rehat gjat gjith kohes mund te duket nji gje e parendsishme por mua po me shkatrron
Ilace nuk kam pire kurr sepse besoj me cfare me kan then qe ankthi e mira esht ta kalosh pa ilace

  1. Artan says:

    Pershendetje i nderuar si mundemi te kontaktojm ? Normal nese ka mundesi se dhe un kam te njejtin hall

  2. Amar says:

    Ju lutemi si mund te jemi ne kontakt pasi qe edhe une kam simptomat e njejta.

  3. Dr. Blerta Bodinaku says:

    I dashur letёrshkrues,

    Nga letra jote ёshtё e qartё qё po pёrjeton njё çrregullim ankthi; besoj tashmё edhe ti je i bindur edhe vetё pёr kёtё gjё. Mё vjen shumё keq qё ke shpenzuar kaq shumё kohё me vizita dhe kontrolle mjekёsore, tё cilat nё fakt, sa mё shumё rёndёsi ti japёsh, aq mё shumё e pёrforcojnё ankthin tёnd. Pavarёsisht se simptomat mund tё jenё tё tё gjitha formave, pasi ke konfirmuar qё nuk ke asnjё problem fizik, kontrollet mjekёsore tё vazhduara, vetёm e pёrkeqёsojnё ankthin. Nga ana tjetёr, shkruan nё letrёn tёnde se i ke kushtuar shumё pak kohё trajtimit psikologjik, i cili siç pёrshkruan nё letrёn tёnde, tё ka ndihmuar deri diku. Nё tё vёrtetё, çrregullimet e ankthit munden tё trajtohen shumё mirё me psikoterapi, me kushtin qё psikoterapia tё marrё kohёn e nevojshme pёr tё ndihmuar. Psikoterapia ёshtё njё proces afatgjatё; kёrkon durim dhe angazhim. Nёse nuk angazhohesh plotёsisht nё proces dhe nёse nuk i jep kohёn e duhur, psikoterapia nuk do tё tё ndihmojё dot mjaftueshёm. Gjithashtu ёshtё e nevojshme tё gjesh njё psikoterapist tё kualifikuar mirёfilli, pasi jo çdo psikolog ёshtё i trajnuar pёr tё ofruar psikoterapi.

    Pёrsa i pёrket mjekimit, kjo gjё mbetet njё zgjedhje personale, varёsisht nga shkalla e pengesёs qё sjell ankthi nё jetёn tёnde. Nёse konsultohesh me njё mjek psikiatёr dhe nёse e ndjek mjekimin nё mёnyrёn e duhur, mjekimi i kombinuar me psikoterapinё mundet tё tё ndihmojё shumё pёr tё kapёrcyer pjesёn mё penguese tё ankthit dhe mё pas, me udhёzimin e mjekut, mundet tё ndёrpresёsh mjekimin pёr tё vazhduar vetёm me psikoterapi me qёllim qё tё eksplorosh nё thellёsi shkaqet e ankthit tёnd dhe tё ndёrtosh mekanizma tё shёndetshёm pёr t’u pёrballur me to nё vazhdimёsi, duke siguruar qёndrueshmёri tё trajtimit. Gjithsesi, nёse nuk dёshiron tё ndjekёsh mjekim, ёshtё e mundur tё punosh vetёm me psikoterapi, pasi tё jesh siguruar pёr kualifikimin e psikoterapistit dhe pasi tё ndihesh qё mundesh tё angazhohesh nё mёnyrё aktive dhe afatgjatё nё procesin e psikoterapisё.

    Tё uroj gjithё tё mirat,
    Blerta

  4. Anonymous says:

    Ankth frike te rish vet te jesh vet ne nje vend ose diku ne nje ruge pa njeri nje frik e papare fillon zemra reh fort kam vite keshtu skam shkuar ne doktor thjesht kam ber analiza ska gje ankth me kan then por ankthj esht kthyer ne frike nuk dal dot vet skam frik nga njeri po kam frik te jem vet diku me duket sikur me ze ankthi dhe po ska njeri do mbaroj nga frika filloj cakerdisem fare cfar me sygjeron

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV