Këshilla/Blog

Alban 20.11.2023

Pershendetje , jam nje djal 18 vjec kam afro 10 muaj qe vuaj nga anthi dhe ataket e panikut , jam vizituar ne mjek te pergjithsesh dhe me kan then qe je ne rregull , por se lash me kaq dhe u vizitova ne specialist zemre me eko dhe te gjitha than prap qe je ne rregull me dolen pozitive ,, tani avash avash kam filluar ta menaxhoj pak ankthin, por problemi im esht qe ndjej dhimbje midis shpatullave dhe dhimbje kembeve , kemb te ftohta , a vjen kjo akoma nga ankthi ? Gjithashtu rrahjet e zemres i kam te forta dhe kur jam duke pushuar , kur jam ne pushim i kam 70-85 por i ndjej shum ne trup qe po rreh , dmth jan shum te forta , kur ngrihem dhe leviz jan akoma pak me te forta sa ndihen ne te gjith trupin stomak qaf etj , a ka te bej kjo me ankthin , cfare mund te tjete ? Faleminderit !!

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Alban dhe të falenderoj që ke ndarë me ne shqetësimet që ndjen.
    E kuptoj që ndjeni se jeni në një situatë të vështirë, të mundimshme dhe të lodhshme e cila ka zgjatur për një periudhë të konsiderueshme tashmë. E kuptoj gjithashtu që keni kryer vizita tek mjekë specialistë për të kontrolluar gjendjen tuaj fizike dhe kanë konstatuar që jeni në gjendje të shëndetshme dhe nuk keni nevojë për ndërhyrje të mëtejshme, megjithatë, është e rëndësishme të konsultoheni përsëri me mjekun tuaj ose një specialist tjetër për të diskutuar më tej dhe më me detaje simptomat dhe shqetësimet e tua së fundmi në mënyrë që të përjashtojmë mundësinë e një gjendje të shëndetit fizik dhe për të marrë ndihmë profesionale të specializuar. Mund të jetë e nevojshme për shembull të kryeni analiza të tjera për të eliminuar shqetësime të tilla shëndetësore.
    Në fjalinë hyrëse të letrës tuaj, pohoni se prej 10 muajsh vuani nga ankthi, por nuk më tregoni më tej nesë keni kryer një vlerësim për tu njohur me këtë gjë apo bazoheni në informacionet e përgjithshme që keni marrë. Kjo, sepse është shumë e rëndësishme që kur flasim për diagnoza, të jenë të studiuara dhe të prezantojnë vërtet gjendjen tuaj. Megjithatë, të qëndrojmë tek simptomat tuaja dhe tek ajo se cfarë ndjeni. Unë do ju këshilloja disa strategji që mund të përdorni për të menaxhuar disi gjendjet e herëpashershme në të cilat futeni.
    Në momentet tuaja të shqetësimit, përpiquni të bisedoni me veten duke thënë në mendjen tuaj se është ankth dhe jo një rrezik real kjo me të cilën po përballem.
    Në të tilla momente, mundohuni të relaksoheni përmes aplikimit të frymëmarrjes së thellë, relaksimit të trupit e mendjes dhe përmes meditimit (mund ti referoheni videove në faqen tonë ose në site mbi shëndetin mendor për tu orientuar konkretisht si mund ta ndihmoni veten përmes tyre). Metodat e relaksimit dhe meditimi mund t’ju ndihmojnë në zbutjen dhe në zvogëlimin e nivelit të ankthit.
    Aktiviteti fizik i rregullt, gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e tensioneve muskulare dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të energjisë dhe stresit.
    E di që mund të duket e vështirë në mes të gjithë asaj situate, por është e rëndësishme të bëheni vëzhgues të vetes tuaj në atë moment dhe të mundoheni të identifikoni burimet e mundshme të stresit në jetën tuaj. Në këtë formë, mund të jetë më efektive gjetja e mënyrave dhe strategjive të duhura të përballimit.
    Stili i jetesës dhe ushqimi i shëndetshëm, duke përfshirë një dietë të pasur në fruta dhe perime dhe duke evituar ushqime të cilat mund të ndikojnë në simptoma të ngjashme me ato të zemrës është gjithashtu një element që nuk duhet neglizhuar për të përmirësuar gjendjen e ankthit.
    Nëse gjendja që ju po kaloni, ka një shtim të intesitetit të simptomave dhe është ende prezente në pjesën më të madhe të kohës tuaj, unë do ju këshilloja të konsideroni ndihmën e një specialisti të shëndetit mendor, duke iu referuar kështu një ndihme më të individualizuar dhe më të specializuar.
    Ju falenderoj që na konsideruat ne për t’ju ofruar ndihmë dhe uroj të na shkruani sërish për tu dëgjuar më tej.
    Uarda

  2. Andi says:

    Nuk jam konsultuar me ndonje specialist pr te vertetuar gjendjen e ankthit , por e gjitha kjo situat qe un ndodhem sot sic i kam pershkruar me lart simptomat ka ardhur pasi kam pesuar nje atak paniku , dhe nuk me hiqej nga mendja . Sepse para se te me ndodhte ataku i panikut kam qen njeri shum i perfshir dhe energjik dhe kurr nuk kam pasur keto simptoma , pas asaj fillova te mendoja shum gjera negative , dhe mos te dilja me etjj , mund te kem pesuar 6-7 her atake paniku ne kete periudh 10-11 mujore qe kur kjo nisi , tek vizitat e zemre dola mir me eko me gjithcka por rrahjet i kam te forta dhe her te shpeshta dhe prap kam mendime negative qe me shoqerojn cdo dite. Pak te emocionohem friksihem ,ose te shperqendrohem rrahjet rriten shum shpejt dhe behen to forta . Pres pergjigjen tuaj

  3. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj që na ke rishkruar.
    E kuptoj situatën tuaj dhe është e rëndësishme të kuptojmë se këto simptoma mundet të jenë të lidhura me ankthin dhe ataket e panikut.
    Për këtë arsye, këshilla ime e parë do të ishte ti referoheni konsultës me një specialist për t’i adresuar më mirë shqetësimet dhe për të mësuar në mjedise praktike teknika për menaxhimin e ankthit.
    Teknikat e frymëmarrjes, siç përmendur dhe në mesazhin parardhës ndihmojnë shumë në qetësim në momente tensioni.
    Menaxhimi i mendimeve duke identifikuar dhe sfiduar mendimet negative dhe duke u përqendruar në aspektet pozitive dhe reale të situatave mund të jetë një nisje e mirë për të kapërcyer momentet e vështira.
    Gjithashtu, do ju këshilloja të krijoni një rutinë të rregullt dhe të kryeni aktivitete relaksuese, të shëndetshme fizikisht dhe shpirtërisht.
    Ndihma profesionale dhe përdorimi i teknikave të menaxhimit të ankthit mund të ndihmojnë ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes suaj.
    Ju falenderoj dhe ju lutem të na rishkruani e të flasim bashkë për çdo gjë.

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.