Këshilla/Blog

Vajza 27.10.2019

Pershendetje jam 18 vjeq edhe kam nje lloj ankthi social qdo dite e me shume pom rritet, me shoqerohet me dridhje duarve kur jam me njerz te ri dhe kur sherbej qysh muj me kalu, a muj me u kthy me gjendje normale me an te psikologut, faleminderit per mirekuptim

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetëm.
    E kuptoj se sa të vështirë e ndjen dhe e kuptoj po ashtu se pas shqetësimit për dridhjen e duarve qëndrojnë aq shumë gjëra të tilla si vetëqortimi, perfekzionizmi dhe frika nga gjykimi i të tjerëve, ndjesia se nuk je asnjëherë mirë mjaftueshëm. Për sa i përket pyetjes në lidhje me kalimin e kësaj gjendjeje ka disa faktorë që ndikojnë në rezultatin e trajtimit me anë të teraposë psikologjike: pritshmëritë e tua, përkushtimi nga ana jote dhe durimi.
    Zakonisht ‘formula’ e suksesit në trajtimin e problemeve të ankthit (dhe në përgjithësi e problemeve të gjendjes psikologjike) është krijimi fillimisht i pritshmërive realiste të asaj që duam të ndryshojmë tek vetja dhe sa e ndryshueshme është ajo.
    Po aq i rëndësishëm është përkushtimi ndaj ndryshimit, ndaj terapisë psikologjike, pasi ndryshimi është më i lehtë nëse ti e di që do të ketë kohë të mira dhe kohë të vështira gjatë terapisë.
    Të uroj gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV