Kevi 28.04.2022
Pershendetje,Jam Kevi nje djale 19 vjeçar ne nje periudhe teper te veshtir dhe shpresoj tme ndihmoni apo tme orientoni diku.
Athere un kam kohe qe perjetoj sulme paniku ankth i shoqeruar me veshtiresi ne frymarrje ndjesi shtrengimi ne fyt dridhje trupi ethe,kete muaj m jan shtuar shum dhe disa simptoma te tjera si shtrengim nga stomaku qe e percon ne krahun e majt te zemres rrahje me te shpeshta zemre se zakonisht rendese pas koke,koke e trullosur lodhje fizike si i kputur teper dhe kjo me ndodh kur jm i ngarkuar psikologjikisht kur qetsohem pak sikur m rikthehet pak energji..te gjitha kto per shkak se kete muaj nje mbremje kur isha ne gjume papritur me del gjumi ashtu i pergjumur ndjeva krahet e mpire mu ben shum te rend si me thene kur qendron keq ne nje pozicion dhe te mpihen gjymtyret dhe si leviz dot rreth ores 7 te mengjesit pate nje dridhje ne te gjithe trupin pata ethe nje kembe e kisha pak me te dobet se tjetra(kemba e majt) dhe sikur muskujt ishin shtrenguar si ngerç pas disa ditesh u normalizua po ne ate moment u merakosa kur ndodhi ajo gje ate nate kemba e lodhur dhe krahet e mpire…degjova nje histori nga nje i afermi im per paralize qe babait te tij i preku doren kemben e majt dhe u friksova stresova akoma me shum se mos pesova dhe un nje paralize mendoj shum rreth vdekjes friksohem se mos do vdes mendoj nje dite dhe them do vdes ne ate dite se di pse me vijn keto mendime vetem te vdekja nje shqetsim sa me te vogel te trupi alarmohem shum dhe mendja me qendron tek shqetsimet gjithmone lexoj ne internet per shqetsimet interneti ca gjera i ekzagjeron dhe mua me trembin nuk po jetoj dot i qete si me pare flej e zgjohem me frike dhe i shqetsuar nuk kam deshire te dal me me shoket te bej gjerat qe kam bo m pare nje loje ne grup ose nje xhiro apo dicka tjt.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Kevi, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm!
Simptomat që po përshkruan në fakt mund të ketë arsye të ndryshme: mund të jenë të natyrës shëndetësore por edhe të natyrës emocionale. Për pjesën shëndetësore nuk di të të përgjigjem, ndërsa për pjesën emocionale krizat e panikut dhe frika nga vdekja apo nga një sëmundje vdekjeprurëse janë të njohura.
Për krizat e panikut do të të sugjeroja që:
-Në momentin që fillon të ndihesh jo rehat përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira. Gjithashtu, nëse ke frikë se diçka do të ndodh racionalizoje, dhe mendo se çfarë tjetër mund të shkaktojë mpirjen e duarve, dridhjen etj;
-Mund të të vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastal nxirre frymën. Prit pak dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos e bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 5-6 sekonda);
-Fol më dikë që të mbështet, nqs të afërmit nuk të mbështesin, atëherë fol me një person që të kupton më shumë, një shok/qe
-Gjithashtu, mund të marrësh një objekt që ke përpara teje (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruash me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj. deri sa të kalojë kjo gjendje, të gjesh një mënyrë për t’u shpërqëndruar.
Leximi në internet zakonisht përqekëson frikëra të ndryshme, kështu që do ishte mirë që ta shmangësh. Mund të reflektosh pak më shumë për arsyen pse mund të kesh frikëra për vdekjen, si është jeta jote? Si po e jeton?
Gjithë të mirat,
Veronika