anonymous 20.10.2019
pershendetje vuaj nga depresioni per ndoshta 2 vjet dhe keto muajt e fundit kam vene re shume shenja ankthi te vetja ime dhe jam munduar te flas me disa njerez qe u besoj por edhe pse ka qene e dobishme perseri ndihem sikur askush nuk arrin te kuptoje mendimet qe me vijne. kam qene viktim e bullizmit para nje viti dhe tani gjithshka eshte me mire por demet jane akoma me mua dhe kam frike nga gjykimet per cdo gje qe bej. kam pasur mendime per vetevrasje dhe ndihem e nervozuar me te gjithe. nuk shoh me nje arsye per te jetuar por perpiqem te vazhdoj perpara pa i stermenduar gjerat por shpeshhere eshte shume e veshtire edhe te ngrihesh nga krevati. kam shume mendime negative per veten dhe ndonjehere mendoj se nuk meritoj te jetoj dhe se jam nje barre per familjen time. para nje viti kam bere self harm per gati nje muaj jo cdo dite derisa bera nje premtim se do ndaloja. por as nuk e di pse fillova ne vend te pare. ndoshta sepse ndihesha shume bosh. ose per te lehtesuar dhimbjen shpirterore. cfare me sugjeroni? ju lutem me jepni disa keshilla se si mund te dal nga kjo gjendje edhe oa takuar nje psikolog..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe more guximin te ndash me ne si ndihesh. E kuptoj qe duhet te jesh duke ndjere shume dhimbje, zemerim dhe trishtim.
Eshte ide e mire qe ke folur me persona te afert edhe pse ndihesh sikur askush s’mund te te kuptoje plotesisht,eshte hap i madh qe ke arritur ta besh.
Do te doja te kuptoja cfare te pengon te flasesh me nje psikolog, te kerkosh ndihme profesionale?
Ke te drejte, self-harm eshte nje menyre qe te ndjesh me pak dhimbjen shpirterore duke ndjere dhimbje fizike. Zemerimi qe ndjen kundrejt vetes mendoj se eshte nje menyre per te perballuar zemerimin qe ndjen kunder njerezve qe te kane lënduar, bullizuar, gjykuar. Mendoj se do te te lehtesonte te flisje me nje profesionist mbi kete. Ke bere disa hapa per te kerkuar ndihme dhe te inkurajoj te vazhdosh ta besh.
Te uroj me te mirat dhe moz hezito te shkruash serish nese ke dicka per te shtuar.