Keli 08.09.2021
Pershendetje!
Kam 2 muaj cdo qe cdo dit kam mendime te frikshme,kjo nisi kur disa shoke po tregonin historira per djallin.Qe nga ajo dit kam shum ankth,frike se mos me ndodh ndonje gje e keqe, cdo dit m ri mendja te kjo dhe futem n ankth.Ju lutem me ndihmoni me ndonje zgjidhje.
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Uroj qe kjo leter te te gjeje mire! Nuk e di moshen tende, por frika jote eshte normale dhe e pranueshme. E rendesishme eshte qe te kuptosh se fakti qe ekziston frika, nuk do te thote se e ben reale ekzistencen e gjerave te panjohura per ty. Perpiqu te identifikosh mendimet e tua. Cilat jane ato? Sa reale apo te mbeshtetur ne fakte te verteta jane ato? Ti specifikon se ke 2 muaj qe ke mendime te frikshme, sikur “do te ndodhe dicka e keqe”. Po, realisht cfare ka ndodhur? Pervec frikes tende, a ka ndodhur ndonje gje e keqe gjate ketyre dy muajve? Sugjeroj te flasesh me shume mbi friken tende, te ndash mendime me te rritur. Mund te shkruash mbi kete frike, ose mund te vizatosh, sin je forme perballje e cila shkakton uljen e frikes. Vlen te theksohet se mendimet, sjellin ndjenjen e frikes. Edhe pse rreziku real nuk ekziston. Ne momentin qe kjo frike zgjate per nje kohe te gjate, behet shume e shpesh dhe nderhyn ne perditshmerin tende athere te sugjeroj qe te kerkosh ndihmen e nje profesionisti te shendetit mendor, Ndihu i/e lire te na shkruash perseri mbi shqetesimin tend ne cdo kohe. Gjithe te mirat!