Anonim 17.02.2022
Pershendetje,jam 18 vjece dhe kam nje frike qe se di as vete nga me buron,mendoj sikur do te cmendem,sikur do flas me vete(nuk i bej realisht????por i mendoj,imagjinoj veten ne situata te tilla.Para se te fle ne darke me kap panik sepse mendoj shpesh kete gje,kam frike se do behem ashtu si jane ata me probleme dhe do degjoj zera,kur shtrihem per te fjetur me kujtohen bisedat qe bej gjate dites me miqte dhe me fiksohet ndonje fjale.Ju lutem mund te me tregoni nese eshte serioze kjo gje apo jane thjesht e frikera te miat?Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje. E lexova me vëmendje letrën tende. Mendoj se problemet që ke sjelljë gjenerojnë prej ankthit. Kur ne kemi frikë nga dicka që nuk jemi të sigurt nëse do të na ndodh apo jo dhe është e panjohur, është shenjë ankthi. Në momente kur tensioni mblidhet dhe është më i madh, ne kemi ndjesi pafuqishmërie dhe frikë nga “cmendja” ose vdekia. Gtë flasësh me vete nuk është shenjë cmendurie por është nevojë që ne e kemi për të qënë më në kontakt me veten tonë. “Vetja” na jep sinjalin që ne duhet ti kushtojmë asaj më tepër rëndësi. Duket si një nevojë për të patur gjithmonë veten dhe situatën nën kontroll. Do të ftoja të reflektonim së bashku në lidhje me këto ndjesi. Sa kohë ka që zgjasin këto problematika? A ka ndodhur dicka konkrete e kohëve të fundit që mund të ti ket shtuar këto mendime? Po lexoj që ke frikë të bëhesh “ si personat me probleme”. Mund të eksplorojmë bashkë se si janë personat me probleme në mënyrë që të kuptoj më tepër rreth ndjesive dhe frikërave të tua.
Do të këshilloja që të konsultohesh me një psikolog terapist për ta ndjekur në vazhdim shqetësimin tënd. Pavarsisht kësaj mund të na shkruash sërish sin ë faqen tonë ashtu edhe në chatin online të kësaj faqë ku mund të flasësh rreth ndjesive të tua dhe të ekplorsoh hap pas hapi këtë shqetësim.
Gjithe te mirat,
Oliana