Kristi 10.10.2019
Prsh!ka pothuaj 2 muaj qe qe jam ne gjendje ankthi besoj ,pasi kisha nje pun stresuse,fillova te ankoj sikur kam stomakun ,pasi kalova nje helmim,fillova te fixohem sikur nuk po gjej sherim,takova nje neurolog me thot eshte gjendje kalimtare ,te gjith pothuaj e kalojn pas nje helmimi ,kam shum neveri nga ushqimet,vetem kur jam e qet kur dikush me flet qe ske asgje apo qaj arrij te qetsohem te ha ,nuk e di nje mjek me thot stomakun nje ankthin ,marr hapa por te gjith me bejne keq ne stomak sepse me krijohet si djegje ne stomak uth ,nuk di ,me duket sikur po cmendem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Kristi,
Të falenderoj që shkrove në Nuk Je Vetem!
Situata për të cilën ke shkruar, siç unë e kuptoj, është se ankthi ka nisur para helmimit dhe se lidhet me punën që ke pasur. Si ndikonte puna në gjendjen tënde? Në ç`kuptim ishte stresuese?
Përjetimi pas helmimit, shoqëruar me ankth të shtuar, mendoj se është deri diku shtesë e ankthit që ndjeje që në fillim. Ndaj do të doja të kuptoja pak më shumë mbi cilat janë mendimet që të shkaktojnë ankth ?
Kur përjetojmë ankth, i kushtojmë shumë më shumë rëndësi ndjesive të trupit dhe kemi tendencën që ta përjetojmë ankthin si diçka të lidhur medoemos me shëndetin fizik, por kjo nuk është e vërtetë kur bëhet fjalë për ankthin.
Nga ana tjetër, ti thua se vetëm kur je e qetë, kur dikush të flet ose kur qan (pra nxjerrë atë që ndjen) arrin të ushqehesh. Mendon se ka lidhje mes ankthit dhe të paturit e dikujt tjetër afër që të të sigurojë se çdo gjë është mirë?
Në pritje të përgjigjes tënde,
Gresa